Çfarë është dhe si quhet?

Materialet që ju nevojiten: Libra, revista, katalogë, shenja të ndryshme, çdo gjë që përmban shkronja dhe fjalë ose simbole të tjera dhe që inkurajon të folurit dhe bisedat interesante.

Çfarë mund të bëni së bashku:

Duke filluar nga koha kur fëmija juaj është vetëm disa muajsh, flisni në heshtje me foshnjën ndërsa e ushqeni, ia ndërroni pelenat, e mbani në krahë, ose kur ai/ajo është pranë jush në qilim, ose në karrocë fëmijësh. Edhe pse ai/ajo nuk i kupton të gjitha fjalët, edhe si një i porsalindur, foshnja e njeh zërin tënd, dhe kjo do t'i pëlqejë atij/asaj. Kur e shihni fëmijën tuaj duke reaguar ndaj zërit tuaj, përgjigjuni me buzëqeshje të ngrohtë, përkëdheleni atë, etj. Nëse ai/ajo nuk përgjigjet, vazhdoni të provoni! Ai/ajo do të fillojë të përgjigjet.

Lexoni libra të thjeshtë për fëmijë ose tregoni tregime nga dita e parë. Edhe nëse ai/ajo nuk e kupton tregimin, foshnja do të kënaqet me afërsinë dhe zërin tuaj. Asaj/atij pëlqen të shikojë fotografitë që ju i tregoni. Lexoni libra të shkruar për foshnje ose revista shumëngjyrëshe dhe në të njëjtën kohë tregoni se çfarë është në imazh dhe tregojini foshnjës për këtë. Lëreni foshnjën të përkëdhelë fotografitë në libër. Emërtoni gjithçka që ai/ajo tregon me fjalë të thjeshta. 

Librat janë të rëndësishëm, por gjithashtu është edhe thjesht biseda me foshnjën tuaj për çfarëdo dhe gjithçka. Kur moti është i mirë, nxirreni fëmijën tuaj në një shëtitje në natyrë, edhe nëse është vetëm jashtë shtëpisë tuaj. Tregoni atij/asaj për gjithçka që shihni. 

Nëse nuk keni libra përreth, mund të flisni edhe për gjëra të tilla si pjesët e trupit, objektet që përdorni çdo ditë dhe njerëzit që fëmija i njeh. Në atë mënyrë, ai/ajo do të kuptojë se gjithçka ka një emër dhe gradualisht do të fillojë të mësojë ata emra. Emërtoni gjithçka që bëni në aktivitetet dhe rutinat tuaja të përditshme. Ndërsa emërtoni gjërat, tregoni objektin ose atë që po bëni. "Mami bën lëng për foshnjën". "Ky është lëng", ju i tregoni lëngun. "Mami ndërron pelenën e foshnjës". "Kjo është pelenë", dhe ju i tregoni pelenën. Sigurohuni që foshnja të dëgjojë dhe të shohë se çfarë po i tregoni. P.sh. "Ne po hamë brokoli sot, mmmm, sa e shijshme" dhe tregoni pjatën. Këto nuk janë "mësime" por janë momente të këndshme së bashku ndërsa ju e prezantoni fëmijën tuaj me të gjitha gjërat e mrekullueshme në botë!

Kurdoherë që keni kohë të lirë për të luajtur mund të përdorni shembujt e mësipërm në rutinat tuaja ditore (ndërrimi i rrobave, përgatitja për një vakt, etj.).

Çfarë po mëson fëmija juaj: Edhe nëse foshnja nuk ju kupton, ai/ajo do të përcjellë fotografitë, tingujt, aromat dhe zërin tuaj. Ai/ai do të kuptojë që gjithçka ka një emër dhe gradualisht do të fillojë t'i mësojë ata emra.