Fotografitë familjare

Materialet që ju nevojiten: Albumi me foto familjare

Çka mund të bëni së bashku: Për fëmijët më të rinj të cilët janë të mësuar me fotografi digjitale, albumet me foto familjare janë një mënyrë e prekshme për t`iu mësuar fëmijëve historinë e familjes së tyre!

Ndani kohën që të uleni së bashku dhe shikoni fotot e vjetra të familjes, duke treguar njerëzit që ata mund t`i njohin në fotografi. Mund të shikoni një sërë albumesh me fotografi tek tavolina e kuzhinës apo të shikoni një apo dy fotografi të veçanta gjersa jeni të përqafuar në divan.

Fëmijëve do t`ju pëlqejnë të hamendësojnë identitetin e fëmijëve në fotografi dhe mund të befasohen se sa gjyshi dhe gjyshja u ngjasonin kur ishin të vegjël! Provoni të gjeni fotografi të tre ose katër brezave të familjes suaj në të njëjtën moshë dhe krahasoni ato për ngjashmëri.  Mund të ju duhet tua shpjegoni se dikur fotot ishin vetëm bardh e zi!

Një aktivitet argëtues është të gjeni një foto familjare të bërë kur ishit më të rinj dhe të përpiqeni ta rikrijoni atë sot. Printoni fotot dhe vendosi krah për krah - rezultatet me siguri do t`ju bëjnë të buzëqeshni!

Çfarë mëson fëmija juaj: Gjeni albumet e vjetra të fotove dhe mblidhuni me fëmijët, prindërit dhe gjyshërit për të bërë një udhëtim në kohë. Ky aktivitet i nxit fëmijët të mendojnë për jetën e familjes së tyre para se ata të ishin të pranishëm, gjersa zhvillojnë aftësitë e tyre emocionale dhe sociale si dhe ndjenjën e përkatësisë. Ky aktivitet shkon përshtatet edhe me krijimin e pemës familjare.