Imagjinoni që shtrati juaj është...

Materialet që ju nevojiten: Asnjë

Çka mund të bëni së bashku: Kur fëmijët ulen në shtrat, nxitni të mendojnë se çfarë mund të jetë shtrati diçka tjetër. A është tren apo aeroplan? Anije me mision shpëtimi?! Ku po udhëtojnë dhe çfarë po shohin?

Ata mund të fshihen nën mbulesa dhe të shtiren që janë shtriga në shpella, duke e krijuar një ilaç të fshehtë. Ose ndoshta shtiren që janë në piknik me arushat lodra në mal natën?!

Për të shtuar argëtimin, siguroni disa lodra dhe përkrahje për t'ja jetësuar aventurën atyre! Lejoni imagjinatën tyre të zhvillohet...

Ktheni aktivitetin në lojë me hamendësime. Përderisa njëri lojtar (ose disa) është në shtrat, tjetri tenton të hamendësoj skenarin imagjinar.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Imagjinata e fëmijëve nuk ka kufi, dhe fëmijët mund të krijojnë lojëra nga pothuajse gjithçka! Pse mos ta provoni këtë aktivitet në një ditë me shi?