Kontrolli rutinë shëndetësor: në 3.5-4 muaj
Kontrolli rutinor është një mundësi për t'i kushtuar vëmendje më të madhe rritjes, zhvillimit dhe shëndetit të fëmijës tuaj, si dhe për të administruar vaksinat e planifikuara për moshën, të gjitha me një qëllim për të mbështetur dhe avancuar shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës tuaj. Në rast se ka ndonjë problem të zhvillimit, vizitat rutinë do të ndihmojë në identifikimin e tyre dhe ndërhyrjen në kohë
Body
Fëmija juaj ka përparuar shumë shpejt dhe ka arritur një gjendje në të cilën ai mund të kontrollojë lëvizjet e pjesëve të caktuara të trupit të tij, ai po mëson intensivisht për veten dhe njerëzit përreth tij. Atij sigurisht i pëlqen të luan me ju dhe duart e tij.
Përgatitja për vizitën
- Shkruani gjëra të rëndësishme që keni vërejtur tek fëmija juaj në ndërkohë, siç janë: të qeshurit ose edhe të nënqeshurit kur flisni me të; duke kapur një lodër që ia keni vendosur në duar; monitorimi i lëvizjes tuaj nëpër dhomë, etj. Nëse keni pyetje ose dilemë, shtojini ato në listë.
Përmbajtja e kontrollit shëndetësor rutinë
- Monitorimi i rritjes: pesha e trupit, gjatësia e trupit dhe perimetri i kokës janë parametra të rëndësishëm të rritjes së një fëmije dhe ndihmojnë në vlerësimin nëse një fëmijë përparon me ritmin e pritur.
- Intervistë njoftuese dhe këshillim: Të ushqyerit është ende një nga temat kryesore gjatë bisedës me një mjek ose infermier/e. Ata do t'ju pyesin se si po e ushqeni fëmijën tuaj, nëse fëmija duket i kënaqur dhe i ngopur pas vaktit. Sa shpesh zgjoheni natën? Nëse fëmija nuk ushqehet me gji, çfarë qumështi përdorni.
- Ata do t'ju pyesin nëse keni vazhduar t'i jepni 400 IU të vitaminës D3. Supliment (shtesë) hekuri mund të rekomandohen gjithashtu gjatë kësaj vizite.
- Stili i shëndetshëm i jetës: Ekipi do të flasë me ju në lidhje me parandalimin e ekspozimit ndaj tymit të duhanit, parandalimin e ekspozimit të hershëm të mediave, mos e vendosni fëmijën tuaj në shtrat me shishe, veçanërisht shishe që përmban formulë ose pije të ëmbël, ekspozimin e sigurt në rrezet e diellit dhe si të transportoni fëmijën tuaj në mënyrë të sigurt në automjet.
- Përballja familjare: Mund të diskutoni çështje të tilla si mënyra sesi të përballeni me xhelozinë e vëllait ose motrës dhe çështjet e kthimit në punë.
Ekzaminimi mjekësor dhe vlerësimi i zhvillimit
- Mjeku do të kryejë kontrollin e fëmijës sipas rregullit tashmë të krijuar.
- Ai do t'i kushtojë vëmendje nëse fëmija e ka kontrollin e kokës dhe si po e mban trupin e tij në pozicione të caktuara. Mjeku ose infermierja do të përpiqen të vlerësojnë nëse fëmija përdor të dyja duart në mënyrë të barabartë dhe nëse mund të kapë ndonjë lodër; do të vëzhgojë shprehjet e fytyrës, lëvizjet e trupit, si reagon ai ndaj lëvizjes tuaj nëpër dhomë dhe ndaj tingujve të ndryshëm të papritur. Ata do t'ju pyesin nëse fëmija lëshon tinguj.
- Përgatituni të merrni pjesë aktive në bisedë dhe të kërkoni sqarime për ndonjë dyshim ose përgjigje të pyetjeve që ju shqetësojnë.
Vaksinimi
- Mjeku / infermierja juaj do të kontrollojë nëse fëmija juaj ka marrë vaksinat e parashikuara deri më tani, sipas planit aktual të imunizimit.
- Ata do t'ju pyesin se si reaguan ndaj vaksinave që morën gjatë vizitës së fundit.
- Nëse gjendja shëndetësore e fëmijës është normale, dhe ai reagoi ndaj dozës së fundit të vaksinës në mënyrën e pritur, ai do të marrë dy vaksina edhe këtë herë. Ai do të marrë një dozë tjetër të vaksinës së kombinuar kundër difterisë, tetanozit, kollës së mirë, poliomelitit dhe Hemophilusinfluenza b në pjesën e sipërme të njërës këmbë dhe një dozë tjetër të vaksinës kundër sëmundjes së shkaktuar nga bakteri Streptococcus pneumonia në pjesën tjetër të sipërme të këmbës.
- Ju ndoshta do të këshilloheni që në rast se ka skuqje në vendin e injektimit, lageni me ujë të thjeshtë për të lehtësuar reaksionin lokal.
Sugjerimi final
- Në fund të vizitës, pediatri do të ndajë mendimin e tij / saj mbi gjendjen e shëndetit dhe zhvillimit të fëmijës suaj dhe do të japë rekomandimet përfundimtare.
- Mund të merrni disa materiale me shkrim të përshtatshme për moshën e fëmijës dhe njoftimin për vizitën tjetër.
Pas vizitës
- Shkruani informacione dhe rekomandime të reja që keni marrë gjatë vizitës.
Kontrollet shëndetësore rutinë janë të rëndësishme për fëmijën tuaj sepse ata marrin mbështetjen e nevojshme për rritje dhe zhvillim, por edhe për ju sepse fitoni aftësi dhe besim më të madh në përmbushjen e rolit prindëror.