Vaksina kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR)
Në mënyrë që të parandalojë fruthin, shytat dhe rubeolën, fëmija juaj po merr një vaksinë të gjallë, të kombinuar të MMR-së.
Body
Rreth vaksinës
- Vaksina përmban viruse të dobësuara të fruthit, shytave dhe rubeolës dhe mbetje të substancave që përmbajnë gjurmë pas procesit të prodhimit: neomicina dhe albumina njerëzore rekombinante dhe sorbitoli joaktiv.
- Vaksina MMR jepet me injeksion, nën lëkurë në krahun e sipërm.
- Sipas kalendarit aktual të imunizimit, fëmija juaj merr dozën e parë të vaksinës në moshën 12 muajsh dhe rivaksinimin (doza e dytë) në moshën 5 vjeçare.
- Në kushte të veçanta epidemiologjike, pra në rastin e deklarimit të një epidemie ose shpërthimit të fruthit, kjo vaksinë mund të jepet më herët, në moshën 6 deri në 12 muaj, por më pas, zhvillohet vetëm reagimi imunitar i pjesshëm dhe vaksinimi përsëritet në vitin e dytë të jetës.
- Vaksina e MMR-së mund t’i jepet fëmijës tuaj në të njëjtën kohë me vaksinat e tjera të fëmijërisë, si vaksina pentavalente (difteria, tetanozi, kolla e mirë, poliomieliti, Hemophilus influenze b), por duhet të injektohet në një vend tjetër.
- Nëse vaksina e MMR-së jepet me një vaksinë tjetër të gjallë të zbutur (siç është vaksina e lisë së dhenve (chickenpox), të dy vaksinat duhet të bëhen në të njëjtën kohë ose me një diferencë prej 4 javësh.
- Vaksina nuk duhet t’u jepet fëmijëve në këto raste:
- Me imunodefiçiencë (mungesë imuniteti) e cila mund të jetë e lindur ose kongenitale (histori familjare e sëmundjes), ose e fituar si për shkak të sëmundjeve malinje, fëmijët që marrin kimioterapi, fëmijë që trajtohen me doza të larta të barnave kortikosteroide, fëmijë që trajtohen me radioterapi, etj.
- Fëmijët të cilët kanë shfaqur një reaksion të rëndë alergjik (reaksion anafilaktik) ndaj një doze të mëparshme të vaksinës ose ndaj ndonjë përbërësi të vaksinës.
- Meqë është vaksinë e gjallë, nuk i jepet grave shtatzëna.
- Nëse fëmija juaj është i sëmurë dhe ka një temperaturë të lartë trupore> 38.5 C, vaksinimi duhet të shtyhet dhe të bëhet kur të shërohet nga sëmundja
- .