Ushqimi optimal në moshën 6 muajsh
Duke filluar rreth moshës 6 muajsh, fëmija juaj ka nevojë për ushqime të tjera përveç qumështit të gjirit për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Ushqimet komerciale për foshnje kanë përbërës që mund të jenë të dëmshëm për foshnjën, duke përfshirë yndyrë shtesë, kripë, sheqer dhe konservantë, përveç kësaj qëndrueshmëria është e ndryshme nga qëndrueshmëria e ushqimeve natyrore, lokale. Është e rëndësishme që fëmijët tuaj të mësohen me shijet e ushqimeve natyrore.
Është akoma e rëndësishme të vazhdoni ushqyerjen me gji të foshnjës tuaj sipas kërkesës si ditën ashtu edhe natën.
Qumështi i gjirit vazhdon të jetë pjesa më e rëndësishme e dietës së foshnjës tuaj. Nuk ka nevojë t'i jepni ushqim formule për foshnje ose formula përcjellëse (të cilat janë qumësht formule posaçërisht për fëmijë më të vjetër nga mosha 6 muajshe), pasi qumështi i gjirit me një dietë të larmishme siguron të gjitha lëndët ushqyese për të cilat fëmija juaj ka nevojë. Mos harroni së pari të ushqeni me gji fëmijën para se ti jepni ushqime të tjera.
Kur jepni ushqime plotësuese, duhet të mbani mend gjashtë gjëra të rëndësishme:
- Shpeshtësinë: Ushqeni fëmijën tuaj me ushqime plotësuese 2 herë në ditë
- Sasinë: Jepni 2 deri në 3 lugë gjelle (‘shije’) në secilin ushqim.
- Dendësinë: duhet të jetë mjaftueshëm e dendur (trashë) sa të ushqehet me dorë dhe të mos bjerë lehtë nga luga.
- Larmishmërinë:
- Filloni me një artikull ushqimor në të njëjtën kohë, vazhdoni për 3 ditë me të njëjtin ushqim dhe vini re se si fëmija reagon ndaj secilit artikull ushqimor, një nga një. Nëse futen më shumë se një ushqim jo-qumështor në të njëjtën kohë, në rast të ndonjë reaksioni alergjik, nuk mund të konkludohet se cili është shkaktari i alergjisë.
- Mos i shtoni sheqer ose kripë ushqimit. Mos i ushqeni foshnjën tuaj me biskota / ëmbëlsira, çaj ose ushqime të tjera me sheqer.
- Filloni me ushqimet kryesore si qulli i trashë i përgatitur me qull - i përgatitur nga orizi, hikërra ose qulli nga tërshëra.
- Së pari, jepni perime pure si kungulli, karota, spinaqi
- Pastaj, jepni frutat (bananet), dhe frutat të disponueshme në vend, kështu që fëmija juaj të mund të mësohet me shijen e perimeve.
- Qull i trashë mund të pasurohet me vezë, fruta, thjerrëza, zarzavate me gjethe, mish ose produkte qumështore.
- Ushqyerja e përgjegjshme: Foshnjës mund t’i duhet kohë që të mësohet të hajë ushqime të tjera përveç qumështit të gjirit. - Jini të durueshëm dhe inkurajoni në mënyrë aktive fëmijën tuaj të hajë. Mos e detyroni fëmijën tuaj të hajë. Përdorni një pjatë të veçantë për të ushqyer foshnjën për t'u siguruar që ai ose ajo e ha të gjithë ushqimin e dhënë.
- Higjiena: Higjiena e mirë (pastërtia) është e rëndësishme për të shmangur diarrenë dhe sëmundjet e tjera. Përdorni një lugë ose filxhan të pastër për t’i dhënë fëmijës tuaj ushqime ose lëngje. -Ruani ushqimet që do t’i jepen foshnjës tuaj në një vend të sigurt higjienik. - Lani duart me sapun dhe ujë para se të përgatisni ushqime dhe të ushqeni fëmijën. Lani duart tuaja dhe duart e foshnjës tuaj para se të hani. Lani duart me sapun dhe ujë pasi të përdorni tualetin dhe pasi ta lani ose pastroni pjesën e poshtme të foshnjës.
Ushqimet që duhen shmangur në këtë moshë
- Qumështi i paskremuar i lopës, i dhisë ose i deleve i pa vluar - (kjo mund t'i servohet fëmijës, por duhet të zihet paraprakisht)
- Çdo lloj i arroreve dhe farave
- Shmangni lëngjet e frutave dhe agrumeve
- Mos i shtoni sheqer, mjaltë, kripë, erëza
- Mos e ushqeni fëmijën tuaj me çaj (të zi, gjelbër, bimor).
Të Ushqyerit sipas nevojave të fëmijës
Kur filloni të servoni ushqime të plota, është mirë që fillimisht të zgjidhni një kohë kur fëmija dhe ju të jeni të lumtur dhe të relaksuar. Mund të nevojitet pak kohë që foshnja të mësohet të hajë ushqime të tjera përveç qumështit. Jini të durueshëm dhe inkurajoni në mënyrë aktive fëmijën të hajë, por mos e detyroni. Duhet kohë dhe durim që një fëmijë të zotërojë aftësi të reja.
Vëzhgoni fëmijën tuaj dhe reagoni ndaj sinjaleve të tij. Ushqeni fëmijën ngadalë dhe me durim, duke ndjekur ritmin e tij / saj. Provoni kombinime të ndryshme të ushqimeve, aromave dhe ndijimeve për të inkurajuar fëmijën tuaj të hajë vaktin e tyre. Prisni që fëmija të hajë kafshatën përpara se t'i ofroni përsëri. Ndaloni të ushqyerit kur ai sinjalizon se është ngopur.
Shenjat me të cilat foshnja tregon se është i/e uritur: ajo është e ngazëllyer kur sheh se ushqimi është gati, mbahet për juve deri tek karriga e ushqimit, hap gojën.
Shenjat me të cilat foshnja tregon se është i ngopur: ha më ngadalë, largon ushqimin nga vetja, nuk dëshiron ta hapë gojën, tund kokën.