Vaksina BCG

Në mënyrë që të mbrohen nga tuberkulozi, fëmijëve u jepet një vaksinë e gjallë që përmban baktere të gjalla të zbutura, BacillusCallmete-Guerin (Mycobacterium bovisBCG).
Body

Rreth vaksinës

  • Vaksina nuk përmban konservantë, antibiotikë ose ndihmës (përmirësues të reagimit imunitar), por vetëm gjurmë të substancës së përdorur në procesin e prodhimit (përbërës i liofilizimit, xhelatinës dhe saharozës).
  • Përpara se foshnja të largohet nga materniteti, zakonisht në ditën e dytë ose të tretë pas lindjes, ai ose ajo merr vaksinën BCG me injeksion nën lëkurë në pjesën e sipërme të krahut të majtë. Në rast se foshnja nuk e ka marrë vaksinën për ndonjë arsye deri tani (lindje jashtë spitalit ose për ndonjë aryse tjetër), është e nevojshme të vaksinohet foshnja derisa të mbushë dy muaj dhe jo më vonë se mosha 12 muajsh.
  • Pritet që, në vendin që do bëni vaksinën, në pjesën e sipërme të krahut të majtë, pas 3 deri në 4 javësh, do të ndodhë një reagim lokal në formën e skuqjes dhe forcimit, i cili më vonë do të zbutet dhe zakonisht largohet. Pas 2 deri në 5 muaj, ajo do të shërohet, duke lënë pas një shenjë të bardhë dhe me madhësi disa milimetra. Gjatë këtij procesi, mund të vëreni një enjtje të lehtë të gjëndrave limfatike lokale.
  • Vaksina ekzistuese BCG është efektive kryesisht kundër formave të rënda të tuberkulozit jo-pulmonar siç janë: infeksioni i tuberkulozit të trurit dhe format difuze të sëmundjes, por është vetëm pjesërisht efektiv kundër tuberkulozit pulmonar, veçanërisht tek të rriturit.
  • Vaksina BCG mund të aplikohet në të njëjtën kohë me vaksinat e tjera por vetëm në vende të ndryshme të injektimit.
  • Fëmijët që mund të kenë imunitet më të ulët (mungesë imuniteti), siç janë fëmijët e lindur me infeksionin HIV ose nga nëna HIV pozitive të konfirmuara, apo ndonjë problem tjetër të sistemit imunitar nuk duhet ta marrin këtë vaksinë.
  • Fëmijët që nuk kanë marrë vaksinë në lindje dhe janë diagnostikuar me tuberkuloz, nuk u duhet aplikuar kjo vaksinë.
  • Fëmijët që kanë komplikime të rënda gjatë lindjes, e marrin vaksinën pas shërimit.