Anafilaksia
Rreth anafilaksisëAnafilaksia është një reagim alergjik i rëndë, kërcënues për jetën. Anafilaksia ndodh kur fëmija juaj reagon ndaj diçkaje në mjedis që quhet alergjen. Alergjenët mund të jenë ushqimet, pickimi i insekteve ose ilaçet. Anafilaksia kërkon trajtim urgjent mjekësor. Nëse fëmija juaj ka ndonjë reagim anafilaktik, së pari shtrijeni në pozitë të rrafshët ose mbajeni të ulur. Mos e lini të qëndrojë në këmbë ose të ecë. Përdorni auto-injektorin e adrenalinës siç është EpiPen® nëse keni. Pastaj thirrni ambulancën. Simptomat e anafilaksisëNëse fëmija juaj ka ndonjë reagim të rëndë alergjik, ai/ajo mund t'i ketë një ose më shumë nga shenjat ose simptomat e mëposhtme:
Ndonjëherë, reagim anafilaktik mund të duket si reagim i butë në fillim, por shpejt do të përkeqësohet. Pra, nëse fëmija juaj ka alergji, është e rëndësishme ta mbikëqyrni nga afër sa herë që ai/ajo ka ndonjë reaksion alergjik. Anafilaksia zakonisht ndodh brenda disa minutave pasi fëmija juaj të ekspozohet ndaj alergjenit. Por ndonjëherë mund të ndodhë deri në 1-2 orë më vonë. Testimi për anafilaksiËshtë e rëndësishme të identifikoni se çfarë i shkakton fëmijës tuaj një reagim alergjik. Zakonisht kjo bëhet duke e bërë testin e alergjisë. Shumica e fëmijëve me alergji ndaj vezës, qumështit të lopës, grurit ose fasules së sojës e tejkalojnë alergjinë e tyre deri në moshën 5-10 vjeç. Alergjitë nga kikirikët, arrat e pemëve, peshqit dhe butakët kanë më shumë gjasa të jenë gjatë gjithë jetës. Trajtimi i anafilaksisëPër trajtimin e anafilaksisë përdoret adrenalina. Funksionon shumë shpejt për t’i qetësuar simptomat e anafilaksisë. Nëse fëmija juaj është në rrezik të anafilaksisë, ka shanca që t’i përshkruhet përdorimi i auto-injektuesit të adrenalinës - për shembull, përdorimi i EpiPen®. Është e rëndësishme që ju por edhe fëmija juaj të mësoni se si dhe kur ta përdorni atë. Ju dhe/ose fëmija juaj duhet ta mbani auto-injektorin e adrenalinës në çdo kohë. Ju gjithashtu mund t’i mësoni të tjerët - familjen, miqtë, mësuesit dhe kujdestarët - si ta përdorin atë. Nëse mendoni se fëmija juaj ka ndonjë reagim të rëndë alergjik, është më e sigurt t’ia jepni auto-injektorin e adrenalinës sesa që të prisni! Mosdhënia e auto-injektorit të adrenalinës mund të jetë më e dëmshme sesa dhënia e tij, edhe nëse nuk është e nevojshme. Menaxhimi i anafilaksisëShmangia e alergjenit Është shumë e rëndësishme që fëmija juaj t’i shmangë alergjenet që shkaktojnë anafilaksinë. Kjo gjë mund të jetë sfiduese, por ka gjëra të rëndësishme që mund të bëni për ta ndihmuar fëmijën tuaj. Ja se çfarë mund të bëni nëse fëmija juaj ka alergji ushqimore:
Ja se çfarë të bëni nëse fëmija juaj ka alergji ndaj pickimit të insekteve:
Nëse fëmija juaj ka alergji ndaj ndonjë ilaçi, njoftoni mjekun, farmacistin ose dentistin para se fëmija juaj të fillojë ndonjë trajtimi ose të marrë ndonjë ilaç. Njoftojini njerëzit Është e rëndësishme që njerëzit kryesorë - si familja, kujdestarët, dadot dhe shkolla e fëmijës suaj - ta dinë që fëmija juaj ka një alergji të rëndë. Diskutoni me ndonjë alergolog për imunoterapinë e alergjenëve (e quajtur edhe desensitimi).
|