Apendiciti
Çfarë është apendiciti?
Apendiciti është inflamacion i zorrës qorre - që do të thotë, zorra qorre merr ngjyrë të kuqe, ënjtet dhe irritohet. Zorra qorre është një zorrë e vogël sa gishti e zgjatur nga zorrët e mëdha.
Simptomat e apendicitit
Simptoma kryesore e apendicitit është dhimbje e barkut.
Zakonisht dhimbja e apendicitit fillon në mes të barkut të fëmijës pranë kërthizës. Mund të duket si një ngërç dhe shtrëngim i barkut. Me kalimin e kohës, dhimbja bëhet më e fortë. Shumicën e kohës dhimbja përqendrohet në anën e poshtme të djathtë të stomakut, mbi apendicitin.
Fëmija mund të jetë më i parehatshëm kur përpiqet të ulet drejt ose të ecë drejt. Dhimbja shpesh do të përkeqësohet kur lëviz.
Gjithashtu, fëmija mund të ketë ethe, të vjella, jashtëqitje ose kapsllëk dhe të mos ketë oreks.
Adoleshentët dhe fëmijët e rritur në moshë shkollore kanë më shumë gjasa të kenë apendicit sesa fëmijët e vegjël dhe foshnjat e moshës parashkollore. Simptomat e apendicitit nuk janë aq të qarta te fëmijët e vegjël sa te adoleshentët ose fëmijët e rriturit. Sa që mund të mos e dini se fëmija i vogël ka dhimbje barku.
A ka nevojë fëmija të vizitoj mjekun për dhembjen e apendicitit?
Po. Nëse fëmija ka dhimbje barku, të cilat vijnë e përkeqësohen, dërgojeni fëmijën te mjeku ose në emergjencë.
Nëse fëmija është shumë keq dhe madje edhe një lëvizje e vogël i shkakton dhimbje, dërgojeni menjëherë në emergjencë. Mund të duhet ta thirrni ambulancën në situatë të këtillë.
Gjithmonë ka rrezik që apendiciti i pezmatuar të shpërthejë dhe të lëshojë qelb në bark. Kjo quhet apendicit i çarë. Rastet e tilla nuk janë shumë të zakonshme, por nëse nuk trajtohet mund të jetë kërcënuese për jetë.
Testet për apendicit
Apendiciti mund të jetë i vështirë për t’u diagnostikuar.
Mjeku mund të urdhërojë të bëhet test i urinës për t'i hequr dyshimet e ndonjë infeksioni në traktin urinar dhe gjithashtu një test të gjakut për të parë nëse ka dëshmi të infeksionit apo inflamacionit diku në trup.
Mjeku mund të urdhërojë edhe një ultrazë abdominal.
Trajtimi për apendicit
Operacioni kirurgjik për ta hequr apendicitin e pezmatuar është trajtimi më i preferuar tek fëmijët. Edhe pse rastet e lehta të apendicitit tek të rriturit mund të trajtohen vetëm nga antibiotikët, intervenimi kirurgjik ende ngel trajtimi i preferuar tek fëmijët.
Ka dy lloje të intervenimeve kirurgjike për ta hequr apendicitin:
- Operacioni laparoskopik ku një kamerë dhe instrumente të veçanta futen përmes tre prerjeve të vogla në pjesë të ndryshme të barkut të fëmijës.
- Operacioni i hapur kirurgjik është ku një prerje e vetme dhe më e madhe bëhet në barkun e fëmijës.
Duke qenë se apendiciti nuk duket se ka funksion në tretjen e ushqimit, fëmija nuk do të ketë probleme nëse i hiqet.
Shkaqet e apendicitit
Nuk dihen shkaqet e apendicitit. Sipas një teorie, nëse ushqimi ose jashtëqitja ngecin në apendicit, mund të shkaktohet bllokim, i cili më pas mund të infektohet nga bakteret.
Gjithashtu nuk dihet qartë pse kemi apendicit, ose pse i nevojitet trupin tonë. Në fakt apendicit mund të ketë pasur disa funksione gjatë evolucionit dhe gjatë zhvillimit të foshnjës në bark.