Astma: shkaqet
Çfarë është astma?Fëmijët me astmë kanë inflamacion në kanalet e vogla të rrugëve të frymëmarrjes (bronke) të mushkërive të tyre. Kjo i bën frymëmarrjet e tyre të ndjeshme ndaj shtytësve/ngacmuesve. Shtytësit/ngacmuesit janë gjërat që i nxisin sulmet e astmës. Kur fëmijët hyjnë në kontakt me shtytësit/ngacmuesit, forcohen muskujt në muret e rrugëve të frymëmarrjes. Kur kjo gjë ndodh, fëmijët kanë probleme për të marrë frymë dhe për ta nxjerrë frymën nga mushkëritë. Kjo shkakton teshtimë, kollitje, ngushtim gjoksi dhe frymëmarrje të parehatshme. Shkaqet e astmës: gjenet, nxitësit dhe shtytësitFëmijët me astmë ndoshta trashëgojnë gjene nga prindërit e tyre, gjë që e bëjnë më të mundshme që edhe ata/ato t’i prek astma. Kjo quhet predispozitë gjenetike. Nëse ju, prindi tjetër i fëmijës suaj ose anëtarët e tjerë të familjes keni astmë, ekzemë, ethe të alergjisë nga bari ose alergji, ka më shumë mundësi që edhe fëmija juaj të ketë astmë. Shtytësit e astmës: Shtytësi më i zakonshëm është infeksioni viral, zakonisht i ftohti i zakonshëm. Shtytësit e tjerë përfshijnë polenin, ndryshimet e motit, ajrin e ftohtë, tymin i cigareve, ndotjen, pluhurin e shtëpisë dhe kafshët shtëpiake. Fëmijët me astmë reagojnë ndaj shtytësve të astmës duke u nxehur, duke kollitur dhe duke pasur vështirësi në frymëmarrje. Ekspozimi ndaj tymit gjatë shtatzënisë, ose ndaj tymit të dorës së dytë dhe të tretë në fëmijëri, mund të çojë në astmë tek fëmijët që kanë një predispozitë gjenetike për të. Testet e astmësShumica e fëmijëve nuk kanë nevojë për ndonjë test të veçantë për astmën. Mjekët zakonisht e diagnostikojnë astmën në bazë të historisë mjekësore të fëmijës tuaj dhe duke e ekzaminuar fëmijën tuaj. Fëmijët me astmë më të rëndë, ose që kanë sulme të shpeshta të astmës, mund të kenë nevojë për analiza të veçanta të frymëmarrjes ose shumë herë për një radiografi. Këto shpesh janë të rregulluara nga pediatri ose specialisti i frymëmarrjes. Fëmijëve më të mëdhenj me astmë të përsëritur mund t’u duhet të kenë spirometri, e cila është një pajisje që mat rrjedhën e ajrit brenda dhe jashtë mushkërive. Mjekët gjithashtu mund ta referojnë fëmijën tuaj të vizitojë mjekun alergolog për teste alergjie.
|