Astma: simptomat
Simptomat e astmës: gulçimaGulçima nga astma mund të ndryshojë nga e lehtë në atë të rëndë. Disa njerëz thonë se ajo tingëllon si fishkëllimë. Ndonjëherë do të jeni në gjendje të dëgjoni gulçimën e fëmijës tuaj lehtë, zakonisht kur ai/ajo merr frymë. Gulçima nga astma zakonisht është gjëja e parë më e keqe në mëngjes ose natën kur ajri është më i ftohtë. Herëve tjera do të dëgjoni të ketë gulçim (fishkëllimë) pasi fëmija juaj t’i bëjë disa ushtrime. Ndonjëherë fëmija juaj mund të duket se merr frymë normalisht dhe në heshtje, por mjeku do të dëgjojë shenja të ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes duke dëgjuar gjoksin e fëmijës tuaj me stetoskop. Simptomat e astmës: kollitjaKollitja nga astma mund të variojë nga e lehtë në të rëndë. Ju keni më shumë gjasa të dëgjoni kollën natën, pasi fëmija juaj t’i bëjë disa ushtrime, ose kur të ftohet moti. Ndonjëherë fëmija juaj mund të ketë gjumë të shqetësuar ose zgjim gjatë natës për shkak të kollës. Ndonjëherë kollitja, sidomos gjatë natës, është e vetmja shenjë që fëmija juaj ka astmë. Kollitja gjithashtu mund ta ndalojë fëmijën tuaj nga të bërit sport ose aktivitet tjetër fizik në shkollë. Ndonjëherë fëmija juaj mund të ketë vështirësi në të folur pasi ai/ajo ka probleme në përfundimin e një fjalie të plotë pa pasur nevojë të marrë frymë tjetër. Ashpërsia dhe shpeshtësia e simptomave të astmës variojnë shumë. Disa fëmijë gulçojnë ose kolliten vetëm disa herë në vit kur kanë ftohje, ndërsa të tjerët (një pakicë e vogël) mund të kenë disa simptoma të astmës çdo ditë. Kur duhet ta vizitoni mjekun lidhur me simptomat e astmësFëmija duhet të vizitojë mjekun nëse:
Mjeku i fëmijës suaj do ta vlerësojë historinë e sëmundjes me shumë kujdes, për të vlerësuar se sa të këqija janë simptomat e fëmijës tuaj dhe sa shpesh i shfaqen ato, sepse plani i kontrollit dhe menaxhimit të astmës së fëmijës suaj do të varet nga këta faktorë. Mjeku duhet të rishqyrtojë rregullisht planin e kontrollit dhe menaxhimit të astmës së fëmijës suaj. |