Astma: trajtimi dhe menaxhimi

Qëllimet themelore të trajtimit dhe menaxhimit të astmës janë: 1. Trajtimi efektiv i sulmi akut të astmës. 2. Parandalimi i sulmeve të astmës në mënyrë që fëmija juaj të mund të ketë një jetë normale. Terapia parandaluese synon gjithashtu ta minimizojë ashpërsinë dhe gjatësinë e çdo sulmi që ndodh.
Body

Trajtimi i astmës: plani emergjent i veprimit

Nëse fëmija juaj ka astmë, atëherë ju nevojitet një plan emergjent i veprimit, pavarësisht sesa janë të lehta ose të rënda simptomat zakonisht.

Sulmi i rëndë i astmës

Ja se çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj ka një sulm të rëndë të astmës:

  1. Qëndroni të qetë dhe uleni fëmijën tuaj.
  2. Për fëmijët e moshës 0-5 vjeçare, jepni 2-6 fryrje të ndara nga inhalatori (zakonisht nga ai me ngjyrë të kaltër) përmes pajisjes rregulluese inhalatore astmatike. Për çdo fryrje të dhënë nga inhalatori, fëmija duhet të marrë katër herë frymë thellë, para se t’ia jepni fryrjen e ardhshme nga inhalatori.
  3. Për fëmijët e moshës gjashtë vjeç e më lart, jepni 4-12 fryrje të ndara nga inhalatori. Për çdo fryrje të dhënë nga inhalatori, fëmija duhet të marrë katër herë frymë thellë, para se t’ia jepni fryrjen e ardhshme nga inhalatori.
  4. Prisni rreth katër minuta. Nëse ka pak ose aspak përmirësim, përsëritni hapin 2 ose 3, të dhëna më lart.
  5. Nëse ka ende pak ose aspak përmirësim pas katër minutash, telefononi ambulancën dhe thoni se fëmija juaj është duke pasur një sulm astme. Derisa jeni duke pritur që ambulanca të mbërrijë, jepni fëmijën tuaj fryrje nga inhalatori përmes pajisjes rregulluese inhalatore astmatike siç përshkruhet më sipër. Prisni katër minuta dhe bëni përsëri. Përsëriteni këtë derisa ambulanca të arrijë.

Përkeqësimi i astmës

Përkeqësimi i astmës ndodh kur fëmija juaj ka simptoma të buta të astmës si kollitjes, gulçimës ose mungesës së lehtë të frymëmarrjes. Nëse fëmija juaj i përjeton këto simptoma, duhet ta bëni këtë.

  1. Qëndroni të qetë dhe uleni fëmijën tuaj.
  2. Jepni fëmijës tuaj 2-4 fryrje të ndara nga inhalatori (zakonisht nga ai me ngjyrë të kaltër) përmes pajisjes rregulluese inhalatore astmatike. Për çdo fryrje të dhënë nga inhalatori, fëmija duhet të marrë katër herë frymë thellë, para se t’ia jepni fryrjen e ardhshme nga inhalatori.
  3. Prisni katër minuta. Nëse simptomat nuk janë përmirësuar, përsëritni hapat 1-3.
  4. Nëse simptomat vazhdojnë, telefononi ambulancën dhe thoni se fëmija juaj është duke pasur një sulm astme.
  5. Nëse simptomat janë përmirësuar, vazhdoni ta shikoni fëmijën tuaj gjatë gjithë ditës për përkeqësime të mëtejshme. Nëse simptomat ndodhin përsëri, përsëritni hapat 1-3.

Nëse fëmija juaj ka nevojë për pajisjen e tij/saj ndihmëse gjatë gjithë ditës ose më shumë se çdo 4-6 orë, ai/ajo duhet ta kontrollohet nga mjeku.

Kategoritë klinike të astmës

Fëmijët me astmë mund të grupohen dhe menaxhohen duke përdorur tri kategori klinike:

Astma e rrallë e përhershme

Me këtë lloj astme, simptomat ndodhin disa herë në vit, zakonisht në bashkëpunim me një infeksion të ftohtë ose tjetër viral. Fëmija mund të ketë gulçime ose kollitje për disa ditë kur ai/ajo ka përkeqësim dhe duhet të ketë reagim të shpejtë trajtues, por përveç rasteve kur ka sulme ose përkeqësime, fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe bën një jetë normale, aktive, pa simptoma të astmës.

Fëmijët me astmë të rrallë të përhershme zakonisht kanë nevojë për trajtim vetëm në rast të sulmit akut [të menjëhershëm] të astmës. Ata/ato zakonisht nuk kanë nevojë të marrin medikamente për astmë kur nuk kanë sulme. Shumica e fëmijëve me astmë përfshihen në këtë grup.

Astma e shpeshtë e përhershme

Fëmijët me astmë të shpeshta të përhershme kanë disa sulme akute çdo vit, të paktën çdo gjashtë javë.

Nëse fëmija juaj ka astmë të shpeshta me ndërprerje, ai/ajo mund të ketë një kollë të përhershme, ose gulçim të shkaktuar nga ushtrimet.

Disa fëmijë me astmë të shpeshta me ndërprerje mund të kenë nevoja për të marrë ilaçe parandaluese në baza ditore për të parandaluar sulmet akute.

Astma e vazhdueshme

Ky është grupi më i vogël i fëmijëve me astmë. Nëse fëmija juaj ka astmë të vazhdueshme, ai/ajo ka simptoma të paktën një herë në javë. Simptomat e tij/saj mund të ndodhin gjatë ditës ose natës.

Fëmijët me astmë të vazhdueshme mund të kenë nevojë të marrin disa ilaçe parandaluese çdo ditë.

Lehtësuesit, parandaluesit dhe kontrollorët e astmës

Medikamentet e astmës mund të ndahen në kategoritë e mëposhtme:

  • lehtësuesit, të cilët e trajtojnë dhe lehtësojnë simptomat e astmës
  • parandaluesit, të cilat i parandalojnë sulmet akute
  • kontrollorët, të cilat përdoren kur astma është e pakontrolluar pavarësisht përdorimit të lehtësuesve dhe parandaluesve.

Disa fëmijë marrin një, dy ose tre prej këtyre llojeve të ilaçeve. Mjeku do t’ua tregojë medikamentet më të përshtatshme për fëmijën tuaj.

Në varësi të nevojave të fëmijës suaj dhe ashpërsisë së astmës së tij/saj, ekzistojnë mënyra të ndryshme për t’i marrë ilaçet e astmës, duke përfshirë inhalimin, marrjen e tij në formë të lëngshme, tabletave ose pluhurit, ose injeksioneve.

Lehtësuesit
Agonistët Beta-2 si salbutamoli (Ventolin®, Amol®) dhe terbutalini (Bricanyl®. Bricalin®, Terbulin®) janë barnat që përdoren më së shpeshti për trajtimin e simptomave akute të astmës. Këto barna ndihmojnë për t’u liruar kanalet e ngushta të rrugëve të frymëmarrjes dhe për ta bërë më të lehtë kalimin e ajrit.

Steroidet (prednisolone) shpesh jepen herët gjatë një sulmi akut për të minimizuar inflamacionin akut. Kjo e zvogëlon ënjtjen e cipës së rrugëve të frymëmarrjes.

Parandaluesit
Barërat për ta parandaluar astmën janë shumë të rëndësishme. Ato ose i zvogëlojnë efektet e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes (që është shkaku themelor i astmës), ose i minimizojnë faktorët që shkaktojnë inflamacion.

Parandaluesit e astmës përfshijnë:

  • steroidët e inhaluar si beklometazoni (Qvar®), budesonidi (Pulmicort®. Budicort®), fluticasone (Flixotide®) dhe ciclesonide (Alvesco®).
  • tableta ose përzierje steroide (prednizolon), të cilat fëmijët marrin në mënyrë orale
  • montelukast (Singulair®), e cila është një tabletë dhe një alternativë tjetër ndaj kortikosteroideve.

Fëmijët të cilëve u janë përshkruar medikamente parandaluese duhet t’i marrin ato çdo ditë. Fëmija juaj duhet ta shpërlajë gojën pas përdorimit të inhalatorit steroid për të shmangur të çara në gojë.

Steroidet e inhaluara të marra në doza normale kanë shumë pak efekte anësore. Ato nuk kanë asnjë nga efektet anësore që lidhen me përdorimin afatgjatë të steroideve të marra në mënyrë orale.

Kontrollorët

Nëse astma e fëmijës suaj nuk kontrollohet nga parandaluesit dhe fëmija juaj është më i/e madh/e se pesë vjeç, mjeku mund të përshkruajë kontrolluesit e simptomave.

Këto barna janë një version me veprim të gjatë të agonistëve beta-2, që do të thotë se ndihmojnë për t’u çlodhur kanalet e ngushta të rrugëve të frymëmarrjes dhe për ta bërë më të lehtë që ajri të kalojë.

Shembujt përfshijnë Serevent® (salmeterol) dhe Foradil® (formoterol). Këto barna duhet të përdoren vetëm në kombinim me një parandalues. Inhalatorët kombinim si Seretide® (që përmbajnë salmeterol dhe fluticasone), Symbicort® (që përmban budesonide dhe formoterol) dhe Breo Ellipta® (që përmbajnë flucticasone dhe vilanterol) e bëjnë frymëmarrje më të lehtë.

Parandalimi i astmës: shmangia e shtytësve

Fëmija juaj duhet të shmangë ekspozimin ndaj tymit të cigareve, të shmang qëndrimin afër kafshëve që është alergjik/e ndaj tyre. Nëse fëmija ka alergji ndaj puplave, është më mirë të shfrytëzohet shtrat joalergjenik. Në disa raste, kur fëmija juaj është diagnostikuar me alergji të pluhurit të shtëpisë, mund t'ju duhet t'i hiqni tepihët për ta minimizuar pluhurin.

Është në rregull të shikoni se si mund t’i balanconi masat parandaluese me nevojën për t’i kufizuar ndryshimet e mëdha në kushtet e jetesës së familjes suaj. Ju mund të mos keni nevojë të bëni ndryshime të mëdha nëse fëmija juaj ka vetëm simptoma të lehta.

Të kuptuarit e menaxhimit të astmës

Planet e kontrollit dhe menaxhimit të astmës

Këto plane përfshijnë:

  • të dini se çfarë shkaktojnë simptomat e astmës tek fëmija juaj
  • të kuptuarit se si t'i përdorni ilaçet e astmës – sa shpesh dhe si ta përdorni inhalatorin saktë
  • të dini se çfarë duhet të bëni nëse simptomat e fëmijës suaj përkeqësohen dhe çfarë duhet të bëni në raste urgjente nëse fëmija juaj nuk reagon ndaj barnave që i merr zakonisht.
  • Është shumë e rëndësishme të mësoni se si të përdorni një inhalator.

IlaçetIlaçet e astmës në përgjithësi janë shumë të sigurta, sidomos ato që janë me inhalim. Fëmijëve zakonisht iu krijohen probleme për shkak ata/ato nuk marrin ilaçe të mjaftueshme kundër astmës, dhe jo që marrin tepër.

Nëse mendoni se fëmija juaj po përjeton efekte anësore nga ilaçet, diskutoni këtë me mjekun.

Të jetosh me astmë

Shumica e fëmijëve me astmë kanë një jetë të përkryer normale.

Mbani të inkurajuar fëmijën tuaj për të bërë sport dhe ushtrime. Fëmija juaj mund të përfitojë nga marrja e ilaçeve të tij/saj lehtësuese pak para ushtrimeve për të parandaluar ndonjë gulçim ose koll.

Nëse fëmija juaj ka sulme të shpeshta, ose nëse simptomat nuk e lejojnë të luajë sport, të fle natën ose të ndihet i/e shëndetshëm/e, ka gjasa që ai/ajo të mos mjekohet ose të mos marrë ilaçe. Bisedoni me mjekun tuaj për këtë, që nëse është e nevojshme të mund të ndryshohet mjekimi.

Fëmijët me astmë nuk janë gjithmonë të mirë në gjykimin e ashpërsisë së simptomave të tyre - shpesh thonë se ndihen mirë edhe nëse nuk mund ta kontrollojnë astmën mirë. Vëzhgoni simptomat e fëmijës suaj dhe vizitoni mjekun nëse keni ndonjë shqetësim.