Autizmi është një çrregullim kompleks neuro-zhvillimor, i cili përfshin një numër karakteristikash në sjelljen e fëmijës, që shfaqen para vitit të tretë të jetës.
Body
Asnjë fëmijë me autizëm nuk është i/e njëjtë, por të gjithë kanë simptoma karakteristike si:
- vështirësi në arritjen e socializimit dhe komunikimit / ata/ato nuk krijojnë kontakte me sy për të tërhequr vëmendjen e dikujt, nuk përdorin fjalë me qëllim të komunikimit megjithëse mund t’i shqiptojnë ato, kanë vështirësi në fillimin dhe mirëmbajtjen e komunikimit, kanë dëshirë të vogël për të bashkëvepruar me njerëzit e tjerë
- prania e veprimeve stereotipike, interesat e kufizuara / për shembull, fëmija mbledh vetëm shkopinj, i kthen rrotat e makinave
- prania e sjelljes përsëritëse / fëmija përsërit të njëjtin veprim shumë herë, hap dhe mbyll sirtarët, ndez dritën
- prania e vështirësive shqisore - për shembull, fëmija mund të jetë tepër i/e ndjeshëm/e ndaj tingullit ose dritës, mund të jetë i/e ndjeshëm/e ndaj aromave dhe shijeve të ndryshme
Vështirësitë shtesë shpesh janë të pranishme, të tilla si:
- vështirësia në të ngrënë
- vështirësia në gjumë
- çrregullimet e ankthit
- epilepsia
- depresioni
- probleme me vëmendjen
- problemi i koordinimit motorik
- sjelljet vetëshkatërruese dhe dëmtimi i vetvetes
|