Bërja e flluskave
Materialet që ju nevojiten: Letër e bardh apo me ngjyrë, lapsa apo shkumësa me ngjyrë.
Çka mund të bëjmë së bashku: Në këtë moshë, fëmijës tuaj do t`i pëlqej të shkarravis apo të vizatoj shenja në letër. Shpeshherë mund t`i jepni atij/asaj një copë letër dhe një laps dhe shihni se çka mund të bëjë fëmija juaj! Forma e parë që shumica e fëmijëve fillojnë të vizatojnë janë rrathët. Një aktivitet argëtues është mbulimi i faqes me flluska. Mund të thoni: “Le të bëjmë flluska! Shiko, së pari po i bëjë unë disa”. Mund të vizatoni disa rrathë në letër dhe të thoni “Tani është radha jote! Ku do t`i vizatosh flluskat e tua? Shih, kjo është një flluskë e madhe! (apo komente të tjera interesante). A dëshiron të përdorësh një ngjyrë tjetër? Shiko se sa shumë flluska jemi duke bërë!” Mos u shqetësoni nëse rrathët e bëra nga fëmija nuk janë të ngjashme me tuajat. Nëse ky aktivitet është me të vërtet sfidues për fëmijën tuaj, mund të mbani dorën e tij/saj dhe ta ndihmoni, apo të lini këtë aktivitet për më vonë dhe thjesht të argëtoheni duke shkarravitur.
Çfarë mëson fëmija juaj: Fëmija juaj fiton më shumë kontroll mbi përdorimin e lapsit ose shkumësit me ngjyra. Ajo/ai vëzhgon me kujdes që të përpiqet të bëjë një formë të ngjashme me tuajat. Ky lloj aktiviteti forcon zhvillimin fizik dhe njohës të fëmijës dhe bërja e tij së bashku me ju e ndërton marrëdhënien tuaj.