Bisedat rreth temave delikate
Pse është mirë të flitet për tema delikate
Temat delikate janë ato tema të cilat mund të jenë emocionale dhe të vështira për t'u diskutuar në familjen tuaj. Divorci, sëmundja, vdekja, seksi, dhuna, fatkeqësitë natyrore — këto dhe tema të tjera janë të gjitha pjesë të jetës. Duke folur për tema delikate është një mënyrë për të ndihmuar fëmijën tuaj të përballet me vështirësitë e jetës.
Nëse inkurajoni komunikimin e hapur rreth këtyre temave, fëmija juaj do të mësojë se mund ti diskutojë ato me ju. Njëkohësisht do të kuptojë se ju do të jeni gjithnjë aty për ta dëgjuar nëse diçka po e shqetëson atë.
Dhe ndërsa bisedoni me fëmijën tuaj për këto tema, keni rastin ti shojegoni vlerat dhe besimet që janë të rëndësishme për familjen dhe kulturën tuaj.
Bisedat rreth këtyre temave janë gjithashtu të rëndësishme për mirëqenien e fëmijëve tuaj. Kur fëmijët kanë mundësinë të shprehin dhe të punojnë me ndjenjat, i ndihmon ata të përballojnë stresin. Nëse fëmija juaj nuk arrin t'i kuptojë dhe perceptojë ato, mund të imagjinojë gjëra që janë shumë më të këqija se e vërteta.
Bisedat për tema delikate me fëmijët e vegjël dhe parashkollorë
Mënyra se si i trajtoni temat delikate do të varet nga mosha e fëmijës suaj dhe botëkuptimit që ai ka.
Kur flisni për tema delikate me fëmijët e vegjël dhe fëmijët parashkollorë, është e rëndësishme të përqendroheni në ndjenjat që ata kuptojnë dhe shpjegojini gjërat me një gjuhë të thjeshtë. Për shembull:
- 'Gjyshja ka ndërruar jetë dhe ne nuk do ta shohim më. Jam shumë e trishtuar. '
- 'Ne të duam ty. Por ne mendojmë se familja do të jetë më e lumtur nëse babai dhe unë jetojmë në shtëpi të ndryshme. '
- 'Bebet rriten brenda nënave të tyre, në një vend të quajtur mitër'.
- 'Edhe unë isha shumë e frikësuar kur makina u përplas me ne, por tani jemi të sigurt. '
- 'Mbajtja e maskave na ndihmon të qëndrojmë të sigurt nga koronavirusi dhe të mbajmë larg mikrobet. '
Kërkoni informacione për mënyrën se si duhet të flisni për tema të ndryshme delikate, në bibliotekën tuaj, nëpërmjet shkollës së fëmijës tuaj ose nga ofruesit shëndetësor.
Gjithashtu, është mirë të jeni të vëmendshëm për atë çfarë fëmijët tuaj shohin apo flasin në shkollë, si dhe atë çfarë mund të ndjekin në media. Për shembull, a ka video lajmesh të protestave apo konflikteve në vendin tuaj? Kjo mund t'ju japë mundësinë për të shtruar tema për diskutim përpara se fëija juaj t'ju pyesë.
Planifikimi për të zhvilluar biseda rreth temave delikate
Është një ide e mirë të mendoni për temat delikate para se fëmija juaj t'ju pyesë. Në këtë mënyrë ju do të jeni të përgatitur kur një temë delikate shtrohet për diskutim.
Disa këshilla për t'ju ndihmuar të planifikoni për këto biseda:
- Tregojini fëmijës tuaj lajme të trishtuar ose të frikshme nëse mundeni, ose pyesni dikë që e njeh fëmijën tuaj mirë për të biseduar me të. Tregojini atij menjëherë sapo ngjarja të ketë ndodhur.
- Nëse keni kohë për të planifikuar paraprakisht, zgjidhni momentin kur të dy jeni të qetë. Nëse është e mundur, zgjidhni një vend privat dhe të rehatshëm për të biseduar.
- Jini të sinqertë. Për shembull, 'Po, Babi do të jetojë me Sally tani. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ju do më”.
- Bëjeni fëmijën tuaj të kuptojë se ai mund t'ju bëjë pyetje.
- Pasi të keni filluar bisedën, dëgjojeni me të vërtetë fëmijën tuaj. Krijoni kontaktin me sy dhe qëndorni në të njëjtin nivel me fëmijën tuaj. Do ta keni më të lehtë ti ttregoni se jeni duke e kuptuar atë çfarë ai po thotë..
- Nëse ai ka nevojë mos ngurroni ta përqafoni.
- Përdorni lojrat, vizatimin dhe librat me tregime për të ndihmuar parashkollorin tuaj të kuptojë informacionet e vështira.
- Riktheni diskutimet e temave delikate pas një jave, nëse fëmija juaj ju pyet. Fëmijët kanë nevojë për kohë për të përpunuar atë çfarë ju keni folur, por njëkohësisht mund të ketë nevojë për inkurajim për të folur përsëri për këtë çështje.
Temat me të cilat hasni probleme
Mund të ketë gjëra të cilat me të vërtetë mund të keni vështirësi për t'i diskutuar. Kjo mund të jetë për shkak të karakterit tuaj ose vlerave tuaja kulturore dhe fetare. Ose mund të jetë sepse tema ndikon edhe tek ju, si psh. divorci. Nëse ky është rasti juaj, mund të bisedoni me partnerin tuaj ose një mik për çështjet që janë të vështira për ju.
Është normale të kemi ndjenja dhe ti mësojmë fëmijëve se çfarë janë. Por në qoftë se ju shfaqeni shumë të shqetësuar, kjo mund të jetë tronditëse për fëmijën tuaj. Nëse jeni shumë të shqetësuar kur flisni ose mendoni për tema delikate, bisedoni me mjekun tuaj të familjes ose me një profesionist tjetër të besuar. Për shembull, nëse keni kaluar një ngjarje traumatike, bisedat për tema të ngjashme do tju mërzisin sërish.