Bycat në sy (urzullat)
Në lidhje me bycat (urzullat)
Bycat janë infeksion i folikulave të qerpikëve. Bycat zakonisht shkaktohen nga bakteri Staphylococcus aureus.
Bycat janë një shqetësim i zakonshëm tek fëmijët.
Simptomat e bycave
Bycat janë kokrra të vogla dhe të kuqe që paraqiten në pjesën e qerpikut të fëmijës, zakonisht në kapakun e poshtëm.
Mund të shkaktojnë ënjtje të pjesës që rrethon kapakun e syrit dhe shkaktojnë dhimbje. Byci mund të irritoj edhe syrin dhe të shkaktoj lotim (rrjedhje të syrit).
Shumica e bycave përmirësohen brenda disa ditëve.
Bycat në përgjithësi nuk shkaktojnë dëmtime të përhershme të syrit apo kapakut të syrit.
A duhet fëmija të dërgohet për vizitë tek mjeku për shkak të bycave?
Dërgojeni fëmijën tek mjeku nëse byci nuk largohet brenda disa ditëve nga momenti i fillimit të trajtimit të mëposhtëm.
Gjithashtu, duhet të konsultoheni me mjekun nëse fëmija juaj ka prezencë të bycave si dhe simptoma të tjera të përgjithshme përfshirë ethe, dhembje koke dhe humbje të oreksit, apo nëse fëmija nuk ndjehet mirë në përgjithësi.
Po ashtu, këshilla mjekësore duhet kërkuar nëse është prekur shqisa e shikimit të fëmijës.
Trajtimi i bycave
Për të ndihmuar në largimin e qelbit nga byci, mund të aplikoni peceta të ngrohta.
Për të ngrohur pecetat (kompresat), merrni një peshqir të vogël të lagur me ujë të ngrohtë dhe aplikojeni mbi kapakun e syrit për dy minuta. Mundohuni të përsërisni vendosjen e pecetave të ngrohta të paktën tri herë në ditë. Masazhimi i lehtë gjatë vendosjes së pecetës së ngrohtë mund të ndihmojë në zbrazjen e bycit – por mundohuni të mos ndrydhni bycin për të larguar qelbin.
Mjeku i përgjithshëm mund të ju përshkruaj pomada me përmbajtje antibiotiku apo ndonjëherë edhe antibiotik oral. Në raste të rralla, mjeku bënë largimin e qerpikut të infektuar. Kjo mund të ndihmoj në zbrazjen e qelbit dhe përshpejtimin e procesit të shërimit.
Sigurohuni që fëmija juaj (dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes) të pastrojnë duart shpesh në mënyrë që të shmanget shpërndarja e infeksionit. Përdorni një peshqir të veçantë për pastrimin e duarve të fëmijës tuaj.