Çfarë do preferoje?
Materialet që ju nevojiten: asnjë
Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë aktivitet fëmijët me radhë bëjnë dhe ju përgjigjen pyetjeve të ndryshme pa kuptim! Për secilën pyetje, fëmija duhet të zgjedhin skenarin (mënyrën se si do ta realizojnë) e tyre të preferuar dhe të shpjegojnë pse e bënë këtë zgjedhje. Pse të mos filloni me shembujt tanë më poshtë dhe pastaj provoni që të krijoni disa të tjerë?
- A do të pëlqente që të haje ushqimin tënd të preferuar kur është i ngrohtë apo pasi ftohet?
- A do zgjidhje të të vinte erë e pakëndshme apo mos të kishe më shqisën e nuhatjes (apo mos të ndëgjoje aromën)?
- A do preferoje që të vishje këpucë më të mëdha se këmba jote apo më të vogla?
- A do preferoje që të ishe "shumë i/e ngrohtë apo shumë i/e ftohtë?
- A do preferoje të kishe gjashtë gishta te secila dorë apo gjashtë gishta te këmbët?
- A do të doje të kishe gjuhën e një gjarpri apo të një maceje?
- A do preferoje të fluturosh si zog apo të marrësh frymë nën ujë si peshk?
- A do të doje të kishe një xhaketë magjike që të bën të padukshëm, apo një orë magjike që ndalon kohën?
- A do arrije të flisje gjithë ditën vetëm duke pëshpëritur apo vetëm duke bërtitur?
- A do doje që të kontrolloje ujin apo zjarrin?
Kthejeni këtë aktivitet në lojë, dhe zgjidhni pyetjet që mendoni do të shkaktonin më shumë të qeshura.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet ka të bëjë me të menduarit kritik! Fëmijët do të mësojnë të nxisin aftësitë e tyre vendimmarrëse ndërsa përballen me skenarë të çuditshëm, përdorin arsyetimin për të marrë vendime dhe për të dhënë arsye për të mbështetur zgjedhjet e tyre. Pjesa më e mirë? Skenarët mund të jenë aq pa kuptim sa do provojnë shumë të qeshura!