Çfarë do të thotë abuzimi dhe neglizhimi i fëmijës?

“Abuzimi është çdo formë e abuzimit fizik, emocional dhe seksual, neglizhimi, trajtimit neglizhues ose shfrytëzimit të një fëmije që rezulton në rrezik aktual ose potencial për shëndetin, mbijetesën, zhvillimin ose dinjitetin e fëmijës.”
Body

Më së shpeshti abuzimi nënkuptohet si rrahje të rënda ose abuzim seksual. Megjithatë, abuzimi emocional dhe neglizhimi i fëmijëve janë më të zakonshme dhe ndikimi i tyre në shëndetin mendor të fëmijëve është po aq i dëmshëm. Abuzimi dhe neglizhimi i fëmijëve mund të jetë një vetëm një incident ose disa incidente që ndodhin me kalimin e kohës. Fëmijët abuzohen kryesisht nga njerëz që kujdesen për ta, dhe më shpesh janë prindërit e tyre. Nëse prindërit jetojnë veçmas, abuzuesi i fëmijës mund të jetë partneri i tanishëm i prindit që kujdeset për fëmijën.

Abuzuesit mund të jenë njerëz tjerë që kujdesen për fëmijën: të moshuarit, prindërit birësues, si dhe njerëzit që kanë përgjegjësi profesionale për fëmijën, ata që kanë pushtet (autoritet) ndaj fëmijës ose njerëzit në të cilët fëmija ka besim (për shembull, edukatori, mësuesi, trajneri, etj.). Personat e panjohur që përdorin teknologjinë informatike dhe të komunikimit për të krijuar marrëdhënie me fëmijën, me qëllim të abuzimit me të, mund të jenë abuzues gjithashtu. Fëmijët e tjerë shpesh shfaqen si abuzues.

Çfarë formash mund të marrë abuzimi i fëmijëve:

  • Fizike
  • Emocionale
  • Seksuale 
  • Eksploatim i fëmijës
  • Abuzim nga bashkëmoshatarët
  • Abuzim digjital
  • Abuzim institucional

   

Cilat janë format neglizhimit të fëmijëve:

  • Fizike
  • Emocionale
  • Mjekësore
  • Arsimimi
  • Mungesa e mbikëqyrjes ose mbikëqyrja jo e vazhdueshme e fëmijës

Nëse jeni të interesuar, shikoni videon: https://www.youtube.com/watch?v=6kcKX2In0B0