Çfarë është rikuperimi pas një lindje cezariane?

Body

Zakonisht zgjat më shumë që të shëroheni nga një lindje cezariane se nga lindja vaginale. Ju duhet të prisni të qëndroni në spital 2 deri në 4 ditë pas një operacioni cezarian. Ndërsa shërimi i plotë zakonisht zgjat 4-6 javë.

Si mund të jeni gati për një prerje cezariane ose lindje me operacion?

Këtu janë disa këshilla për t’u përgatitur për lindjen me operacion:

  • Pyetni mjekun tuaj se çfarë duhet të prisim nga anestezioni si dhe rreth llojeve të ndryshme të anestezisë. Bisedoni me miqtë dhe anëtarët e familjes të cilët kanë pasur një lindje me operacion.
  • Merrni ndihmë në shtëpi. Kërkojuni miqve ose familjes të jenë atje pas lindjes së fëmijës tuaj për të ndihmuar të kujdeseni për foshnjën, fëmijët e tjerë dhe detyrat shtëpiake.
  • Pyetni nëse partneri juaj mund të jetë me ju në sallën e operacionit.
  • Tregojini mjekut tuaj dhe infermierëve se doni të mbani fëmijën tuaj menjëherë pas lindjes.

Po sikur të ndiheni keq sepse do të ju duhet të lindni me operacion?

Disa gra që kanë një lindje me operacion mund të ndihen të zhgënjyer që nuk kanë lindur në rrugët vaginale. Nëse ndjeheni e zhgënjyer, e zemëruar ose e dëshpëruar pas një lindje me operacion, kjo është ajo që mund të bëni:

  • Mos harroni se të kesh një fëmijë të shëndetshëm është më e rëndësishme sesa vetë mënyra e lindjes së fëmijës.
  • Pyesni mjekun tuaj të ju shpjegojë se pse keni nevojë për një lindje me operacion. Kjo mund të ju ndihmojë të kuptoni se pse ishte më mirë për ju dhe fëmijën tuaj lindja me operacion.
  • Mos harroni se nuk mund të kontrolloni gjithçka. Ndonjëherë ngjarje të papritura bëjnë që një operacion të jetë zgjedhja më e sigurt.
  • Mos u shqetësoni nëse jeni më shumë emocional e apo e ndjeshme pas lindjes së fëmijës suaj. Disa nga ndjenjat tuaja mund të shkaktohen nga ndryshimet hormonale që shumë gra përjetojnë pas lindjes së fëmijës. Ndani ndjenjat tuaja me partnerin, familjen, miqtë ose mjekun tuaj.
  • Nëse keni ndjenja trishtimi apo zemërimi që nuk largohen pas 2 javësh, tregoni mjekut tuaj.

Burimi: www.beba-ks.org - Action for Mothers and Children AMC