Çfarë ka në karrige?

Materialet që ju nevojiten: Një krevat ose karrige druri që keni në shtëpinë tuaj; një lodër ose një objekt tjetër interesant që i pëlqen fëmijës suaj.

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, shumë foshnja duan dhe provojnë që të ngrihen vetë në këmbë. Ju mund të shikoni foshnjën tuaj, ndërsa zvarritet nëpër dysheme dhe provon të qëndrojë në këmbë duke u mbajtur në një karrige ose krevat. Ai/ajo po përgatitet që të qëndrojë në këmbë vetë! Ju mund t'a inkurajoni atë (edhe nëse nuk është e nevojshme, ju mund të argëtoheni së bashku). Thjesht vendosni një objekt interesant në karrige, tregojani atë fëmijës suaj dhe shikoni nëse ai/ajo përpiqet të ngrihet apo të lëvizë drejt objektit duke u mbajtur nëpër mobilje. Ju mund ta vendosni objektin më afër ose më larg, në varësi të aftësive në rritje të foshnjës suaj për të lëvizur.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Këto përvoja ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të fëmijës suaj për të qëndruar, dhe më pas, për të ecur në mënyrë të pavarur. Besimi dhe entuziasmi i tij/saj do të rriten së bashku me interesin dhe inkurajimin tuaj. Sigurohuni që t'i qëndroni afër në hapat e parë!