Çfarë po ndodh me gruan time?
Body
Shtatzënia zgjat 40 javë dhe ndahet në tre tremujorë:
- Tremujori i parë përfshin javët 1-13. Hormonet që ndihmojnë foshnjën të rritet mund të bëjnë që gruaja të ketë ndryshime të disponimit, që nënkupton se ajo mund të jetë e lumtur për një moment dhe e mërzitur në tjetrin. Ajo shpesh mund të ndihet e lodhur pasi që është e vështirë të rrisësh një krijesë në trupin tënd. Rreth 75% e grave përjetojnë ndonjë lloj të sëmundjes së mëngjesit, e cila mund të shfaqet në çdo kohë gjatë ditës, dhe ndonjëherë edhe tërë ditën. Ajo mund të dëshirojë disa ushqime të caktuara dhe ndërkohë t’i urrejë ushqimet që zakonisht i pëlqejnë.
- Tremujori i dytë përfshin javët 14-27. Gratë shpesh fillojnë të ndihen shumë më mirë, kanë më pak ndjesi për të vjellë, më pak ndryshime të disponimit, dhe skuqja e lëkurës do të bëjë të ndihen më mirë, edhe pse është normale që disa gra ende të jenë nervoze dhe të kenë ndryshime të humorit. Barku fillon të u dallohet dhe ato do ta ndjejnë foshnjën tek lëviz.
- Tremujori i tretë përfshin javët 28-40. Përderisa foshnja rritet, barku i gruas poashtu do të rritet dhe ajo mund të fillojë të mos ndihet rehat. Lëvizjet e foshnjës bëhen më të mëdha dhe madje ju mund të shihni shenja në barkun e gruas tuaj kur foshnja të shkelmojë. Gruaja mund të ketë probleme me gjumë, të ketë marramendje dhe telashe me ekuilibrin. Ajo duhet të pushojë sa më shumë që të jetë e mundur. Ajo poashtu mund të ketë shtrëngime të barkut (kontraksione) Braxton Hicks, që është mënyra e trupit të saj që të bëhet gati për lindje.
Përgjatë shtatzënisë së bashkëshortes tuaj, ju keni një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit fizik dhe stabilitetit emocional të saj, që është thelbësore për zhvillimin e duhur të foshnjës suaj. Shtatzënia është një periudhë e gëzueshme, por mund të jetë edhe stresuese poashtu. Mund të thellojë lidhjen tuaj edhe më tepër, por edhe mund të krijojë tensione të reja rreth shqetësimeve të të qenit prind, rreth të ardhurave dhe rreth lidhjes suaj. Këtu mund të shihni disa mënyra që ju mund ta bëni shtatzëninë një eksperiencë më të mirë për të dy:
- Shoqërojeni në vizitat e para-lindjes që t’i ofroni mbështetje emocionale. Kjo poashtu do t’ju japë mundësinë që të bëni pyetje dhe ta shihni foshnjën tuaj në ultrazë. Shikoni këtu se cilat vizita të para-lindjes duhet t’i bëni.
- Mësoni më shumë duke lexuar në këtë portal apo duke marrë pjesë në Sesionet për Baballarët në Qendrat tona Beba-ks. Këto sesione janë të ligjëruara nga meshkujt, për meshkuj. Kur ju e dini se çfarë ju pret dhe kur merrni përgjigje për pyetjet që keni, kjo do t’ju ndihmojë në zvogëlimin e stresit dhe do t’ju ofrojë ide për tëu përfshirë në mënyra të dobishme.
- Ndihmoni rreth shtëpisë. Flisni me partneren tuaj se çfarë dëshironi të dytë për foshnjën. Vendosni se ku do të flejë foshnja, dhe bëni atë pjesë të shtëpisë me ngjyra të gëzueshme dhe të këndshme për foshnjën. Shkoni të blini gjërat për foshnjën; klikoni këtu të shikoni nga duhet t’i filloni.
- Ndihmoni partneren tuaj që të jetë e shëndetshme duke e inkurajuar të hajë mirë, të bëjë ushtrimet, të mos pijë alkool apo duhan apo të marrë medikamente pa recetë apo edhe të mos e teprojë me to. Edhe ju si baba duhet të lini duhanin pasi duhanpirja pasive e dëmton foshnjën tuaj të palindur. Ndihmoni në uljen e stresit dhe lejojeni të pushoj duke i dhënë mbështetje emocionale, duke i ndihmuar me punët e shtëpisë apo duke u kujdesur për fëmijët tjerë nëse keni. Poashtu, ju do ta qetësoni atë nëse flisni për planet që keni për foshnjën.
- Kryeni marrëdhënie seksuale nëse partnerja juaj ka dëshirë. Për më tepër rreth marrëdhënieve seksuale dhe shtatzënisë klikoni këtu.
- Mbështetni vendimin e partneres tuaj për të ushqyer foshnjën me gji. Qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për foshnjën tuaj. Ai përmban të gjitha elementet ushqyese që foshnjës i nevojiten për të rritur. Për të lexuar më tepër se si ta mbështesni atë, klikoni këtu.
Burimi: www.beba-ks.org - Action for Mothers and Children AMC