Dëgjimi i Këngës së zogjve (Birdsong)

Materialet që ju nevojiten: Audio me këngë të zogjëve (opsionale)

Çfarë Mund të Bëni Së bashku:

Hapi 1

Dilni jashtë dhe dëgjoni zogjtë — koha më e mirë e ditës është rreth lindjes së diellit ose perëndimit të diellit. Shihni nëse mund të identifikoni tingujt e më shumë se një zogu.

Hapi 2

Imitoni tingujt e zogjve që mund të dëgjoni. Inkurajoni fëmijët më të vegjël të praktikojnë këto tinguj, ose shikoni nëse ata mund t'i përsërisin ato përsëri tek ju.

Hapi 3

Shihni nëse ju mund të identifikoni se cilat lloje të zogjve janë duke bërë tingujt. Dëgjoni për thirrje të thjeshta, si 'ciuu ciuu ose të një bilbili. Ju mund të dëshironi të dëgjoni shembuj të tingujve të kengeve të zogjve për t'ju ndihmuar të identifikoni thirrje dhe këngë të ndryshme.

Hapi 4

Duke regjistruar ose përsëritur tingujt e dëgjuar, shikoni nëse mund të bëni vetë “korin e agimit” të këngëve të zogjve. Mund të jetë përsëritëse, si këndimi i tingujve, ose pa ritëm — kjo është bukuria e zogjve!

Çfarë është duke mësuar fëmija juaj: Studiuesit kanë gjetur paralele midis mënyrës se si zogjtë e rinj mësojnë të këndojnë dhe si foshnjat mësojnë të flasin! Zogjtë e rinj perfeksionojnë të kënduarit në faza. Ata fillojnë me një fazë 'nën-kënge' — e njejtë me dërdëllitjen - pastaj kalojnë në ndreqjen e melodisë, derisa të gjejnë mënyrën e saktë, në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si foshnjat njerëzore mësojnë të flasin.