Diabeti i tipit 2
Rreth diabetit të tipit 2
Diabeti i tipit 2 shfaqet kur:
- pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë;
- insulina që prodhon pankreasi nuk funksionon siç duhet;
- organizmi bëhet rezistent ndaj insulinës.
Insulina është hormon që natyrshëm ndihmon shndërrimin e glukozës në energji për trupin. Glukoza është forma më e thjeshtë e sheqerit dhe burimi kryesor i energjisë së trupit. Gjithashtu, insulina pengon zbërthimin e yndyrës.
Kur trupi nuk e kthen dot glukozën në energji, glukoza grumbullohet në gjak. Sheqeri i lartë në gjak, nëse nuk trajtohet krijon shumë probleme shëndetësore. Gjithashtu, nivelet e ulëta të insulinës shkaktojnë akumulimin e acideve yndyrore në gjak.
Diabeti i tipit 2 është i lidhur me faktorët e rrezikut të stilit të jetesës, duke përfshirë:
- të qenit mbi peshën e shëndetshme, veçanërisht rreth barkut;
- aktivitet i dobët fizik;
- të ushqyerit e pashëndetshëm, veçanërisht me shumë sheqer dhe yndyrë.
Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë të pasurit anëtarë të tjerë të familjes me diabet të tipit 2 dhe të qenurit nga një prejardhje etnike me rrezik më të lartë.
Shenjat dhe simptomat e diabetit të tipit 2
Shenjat dhe simptomat e diabetit të tipit 2 përfshijnë:
- urinim të shtuar për disa javë;
- rritje të etjes dhe konsumimit të pijeve për disa javë;
- shtim në peshë;
- lodhje;
- ndryshime të humorit;
- dehidratim.
Kur ka nivele të larta të sheqerit në gjak, veshkat përpiqen ta nxjerrin atë me urinës. Kjo është arsyeja pse fëmijët me diabet të tipit 2 mund të urinojnë më shumë. Për shkak se trupi prodhon shumë urinë në përpjekje për të hequr qafe sheqerin, ai gjithashtu përdor dhe humb shumë ujë. Për këtë arsyeje fëmijët mund të dehidratohen.
A ka nevojë fëmija të vizitojë mjekun për simptomat e diabetit të tipit 2?
Po. Nëse fëmija ka disa ose të gjitha shenjat dhe simptomat e diabetit të tipit 2 të listuara më sipër, rekomandohet menjëherë të konsultohuni me mjekun.
Analizat për diabetin e tipit 2
Mjeku mund të diagnostikojë diabetin tek fëmija duke bërë analizën e gjakut me shpim gishti dhe analizën e urinës, si dhe duke rishikuar simptomat e fëmijës. Nëse ka glukozë në urinën e fëmijës dhe nivel të lartë të glukozës në gjakë, mjeku do t'ju udhëzoj për emergjencë të spitalit më të afërt.
Mjekët në emergjencës mund të bëjnë më shumë analiza nëse nuk janë të sigurt nëse fëmija ka diabet të tipit 2 ose të tipit 1.
Trajtimi i diabetit të tipit 2
Aktualisht nuk ka kurë të shpejtë për diabetin e tipit 2, por fëmija mund ta menaxhojë këtë gjendje shëndetësore me sukses dhe të jetojë normalë duke i mbajtur nivelet e sheqerit në gjak brenda kufirit të synuar.
Fëmija me shumë mundësi do të ketë një plan menaxhimi që përfshin disa ose të gjitha trajtimet dhe strategjitë e mëposhtme:
- barna;
- ndryshime në dietë;
- ushtrime fizike;
- humbje peshe;
- analiza të rregullta të glukozës në gjak;
- injeksione insuline nëse diabeti është i rëndë.
Ekipi i diabetit të fëmijës do të punojë me ju/prindërit dhe fëmijën për të zhvilluar një plan individual të menaxhimi.
Parandalimi i komplikimeve nga diabeti i tipit 2
Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të çojnë në komplikime afatgjata si: dëmtim nervor, dëmtim të veshkave, probleme me shikimin, dhimbje ose humbje të ndjeshmërisë në duar dhe këmbë dhe sëmundje të zemrës.
Fëmijët nuk kanë gjasa të kenë këto komplikime, por duhet të menaxhon me kujdes diabetin për të shmangur komplikimet në të ardhmen.
Nëse e gjithë familja ushqehet mirë dhe bënë mjaftueshëm aktivitet fizik ditor, ju bëheni shembull i mirë për fëmijën dhe ia bëni më të lehtë që t'i përmbahet planit të menaxhimit të diabetit.
Parandalimi i diabetit të tipit 2
Diabeti i tipit 2 ka një lidhje të fortë me historinë familjare, por varet edhe nga faktorët mjedisorë që mund t'i kontrolloni me sukses!
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 2, duke përfshirë aktivitetin e rregullt fizik dhe ushqimin e shëndetshëm.
Diabeti i tipit 2 prek më së shumti personat e moshuar. Është e pazakontë që fëmijët nën 10 vjeç të preken nga diabeti i tipit 2.