Djegiet e fëmijëve dhe si të parandalohen ato - masat e përgjithshme

Mendimi për aspektet e sigurisë së burimeve të nxehtësisë, pajisjeve elektrike dhe instalimeve është një parakusht i rëndësishëm për parandalimin e djegieve dhe dëmtimeve tjera serioze.
Body

Bëjeni shtëpinë tuaj të sigurt

  • Prizat elektrike duhet të kenë kapak të përshtatshëm sigurie për të parandaluar mundësinë që fëmijët t’i futin gishtat e tyre ose objekte të ndryshme në to (mund t'i gjeni në dyqanet e pajisjeve elektrike).
  • Vendosni mburoja të posaçme mbrojtëse në burimet e hapura të nxehtësisë (ngrohëse elektrike, oxhak etj.).
  • Hiqni dhe mbyllni të gjitha kimikatet (agjentët pastrues, etj.) jashtë mundësive të fëmijëve - përveçse janë toksike, ato mund të shkaktojnë djegie të rënda në lëkurë dhe në sy.
  • Qibritët, shkrepëset dhe sendet e tjera për ndezjen e zjarreve duhet të mbahen në vendet ku fëmijët nuk mund t'i arrijnë.

Mbrojeni shtëpinë tuaj nga zjarri

  • Instaloni dhe mbani detektorë tymi - në çdo kat dhe në të gjitha dhomat e gjumit. Testoni një herë në muaj për t’u siguruar që janë në funksion. Nëse është e mundur, përdorni bateri që janë të qëndrueshme.
  • Kontrolloni rregullisht nëse janë në rregull instalimet elektrike dhe pajisjet e ngrohjes në shtëpinë tuaj.
  • Izoloni secilin tel.
  • Para se të largoheni nga shtëpia, sigurohuni që ta keni fikur shporetin/hekurin/pajisjet tjera elektrike.
  • Mbanni perdet dhe gjësendet e tjera të djegshme larg burimeve të nxehtësisë.
  • Mbani në shtëpi/banesë një fikës zjarri funksional.
  • Bëni një plan evakuimi në rast zjarri dhe përfshini fëmijët në planifikim, sepse në këtë mënyrë ata/ato do të mësojnë më mirë se çfarë duhet të bëjnë. Flisni me fëmijët për rrjedhën e hapave që duhen ndërmarrë në rast zjarri.

Mësojuni fëmijëve se numri i shërbimit zjarrfikës është 193!