Dyshemeja është mbuluar e gjitha nga llava!
Materialet që ju nevojiten: çdo gjë ku mund të ecni të sigurtë - të tilla si jastëkë, rrugica apo tapeta.
Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë aktivitet, fëmijët lëvizin nëpër zona duke pretenduar se dyshemeja është e mbuluar e gjitha nga llava. Qëllimi i lojës? Nuk duhet të bini në llavë! Nëse një lojtar shkel në dysheme (në llavë), ata duhet të presin që një lojtar tjetër t'i shpëtojë.
Kërkojuni fëmijëve të zgjedhin cilat zona i mbajnë ato 'të sigurta' nga dyshemeja me llavë. Nëse luajnë në ambiente të mbyllura, ata mund të zgjedhin disa jastekë, një qilim dhe batanije. Ose nëse luajnë jashtë, ata mund të zgjedhin një rrugë, pllaka guri, ose materiale loje.
Inkurajoni fëmijët të përdorin imagjinatën e tyre dhe të mendojnë shumë detaje ndërsa luajnë. A po qëndrojnë në një ishull? Nga vjen llava? A po lëviz llava shpejt? Çfarë lloj gjërash mund të shohin? A ka një përbindësh në llavë...?!
Vendosni një pikë fillimi dhe fundi në lojë. A mund ta bëjnë lojtarët distancën nga 'pika A' në 'B' pa prekur dyshemenë (llavën)?
Çfarë po mëson fëmija juaj: Shumë fëmijë e luajnë këtë lojë instinktivisht pa pasur nevojë që t'i mësoni! Ushtrimi kombinon sensin e aventurës, imagjinatës dhe zgjidhjen e problemeve.