E di!
Materialet që ju nevojiten: Asnjë material
Çka mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj mund të mos flasë fare, po ai/ajo kupton çdo ditë e më shumë. Do të kënaqeni kur ta shihni sa shumë emra dhe veprime po i kupton fëmija juaj! Gjatë të gjitha aktiviteteve të përditshme, sigurohuni t'i përdorni fjalët që fëmija juaj veçse ka filluar t'i njohë - natyrisht emrin e tij/saj, por edhe të anëtarëve të familjes (mund t'ia thoni emrin e gjyshit/gjyshes që ka ardhur për vizitë, dhe për shembull shikoni nëse fëmija po e shikon atë person pasi t'ia keni përmendur emrin). Cilat objekte i njeh fëmija juaj me emër? Përsëri edhe këtu mund t'i thoni ''Ku e ke shishen?'' ose ''Hajde t'i mbathim këpucët tuaja''. Thoni fjalët në mënyrë të qartë dhe shikoni nëse fëmija juaj po i kupton dhe po përpiqet t'i gjejë ato objekte. Kur thoni ''Jo'' në rastet kur fëmija dëshiron të bëjë diçka jo të sigurt, shikoni nëse fëmija juaj po reagon ndaj asaj fjale. Përgjatë muajve, shikoni sa po zhvillohet të kuptuarit e tij/saj.
Çfarë mëson fëmija juaj: Këto janë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e gjuhës së fëmijës tuaj. Të kuptuarit mësohet para të folurit, dhe të dyja këto aftësi zhvillohen edhe më shumë kur flisni me fëmijën tuaj për gjithçka, çdo ditë, edhe para se ai/ajo të mund të flasë.