E kujt është?
Materialet që ju nevojiten: Çfarëdo objekti i vogël.
Çfarë mund të bëni së bashku: Gjeni një vend të rehatshëm për të luajtur. Thuani ''Eja të luajmë këtu! Këtu qenka një [objekt, për shembull një top i vogël].'' Jepni topin fëmijës tuaj. Tani thoni: ''Tash është topi i [emri i fëmijës tuaj]’. Është i/e yti/jotja!'' Më pas thoni [emrin e fëmijës], të lutem jepja mamasë topin. Faleminderit! Tani është topi i mamasë/i babasë - është i imi/imja!'' Vazhdoni ta shëtisni objektin tek njëri tjetri, duke e bërë më argëtuese dhe duke përdorur fjalët ''e jotja'' dhe ''i imi'' së bashku me emrin e fëmijës dhe emrin tuaj. Kjo është vetëm lojë argëtuese, jo mësim. Shijojeni kohën duke luajtur me fëmijën tuaj.
Edhe në raste të tjera gjatë jetës së përditshme, mos harroni të përdorni fjalë si ''i yti, e juaja, i imi, e imja, e saj, e tij, etj'' si dhe ''nën, mbi'' dhe fjalë të ngjashme kur vendosni objektet ose i merrni ato: ''Ku është batanija jote? Oh, është nën tavolinë. A mund ta marrësh, të lutem?''
Çfarë po mëson fëmija juaj: Në këtë moshë, aftësitë gjuhësore të fëmijës tuaj po rriten shpejt. Fjalët që përshkruajnë pronësinë (i imi, e imja) dhe pozicionin (nën) janë mjete të rëndësishme për fëmijën tuaj ta shprehë të kuptuarit e tij/saj për botën që e rrethon. Aktivitetet e përditshme dhe lojërat e thjeshta si kjo, leximi i librave, dhe bisedat e përditshme do ta ndihmojnë t'i zhvillojë aftësitë gjuhësore dhe komunikuese të fëmijës tuaj.