Emocionet dhe loja: fëmijët e vegjël

Së bashku me ndjeshmërinë dhe krenarinë, fëmijët fillojnë të ndihen të frustruar kur arrijnë vitet e vegjëlisë. Në fakt, zhgënjimi është një emocion që ndoshta do ta shihni shumë në këtë moshë!
Body

Emocionet dhe loja e fëmijëve të vegjël

Fëmijët e vegjël janë njerëz të vegjël me ndjenja të mëdha, për të cilat nuk kanë gjithmonë fjalë.

Këtu vjen në shprehje roli juaj. Për shkak se loja është mënyra e natyrshme, që fëmijët mësojnë dhe zhvillohen, loja me foshnjën tuaj i jep atij një mundësi për t’i shprehur ndjenjat e tij dhe praktikuar menaxhimin e tyre.

Ju gjithashtu mund ta ndihmoni fëmijën tuaj ta kuptojë se çfarë ndjen dhe pse. Për shembull, nëse ai\ajo është e mërzitur sepse lodra e tij\saj është prishur, ju mund ta emërtoni atë ndjenjë, duke thënë diçka si “Unë mund të shoh që je e mërzitur, pasi lodra jote është prishur. Në rregull - mund ta rregullojmë atë”.

Vogëlushët shikojnë se si i shprehni ndjenjat tuaja dhe mund të jepni një shembull të mirë kur i menaxhoni mirë ndjenjat tuaja. Për shembull, ju dërgoni një mesazh të fuqishëm kur i përgjigjeni vogëlushit tuaj të frustruar me qetësi dhe mirëkuptim.

Çfarë të presësh nga emocionet e foshnjave

Vogëlushi juaj me siguri do të:

  • bëhet më i vetëdijshëm se është një individ në moshën 1-2 vjeçare
  • fillon të ndjen frikë, siklet, ndjeshmëri dhe zili rreth moshës 1-2 vjeçare
  • fillon të jetë më i pavarur dhe dëshiron të bëjë gjëra pa ndihmën tënde
  • mund ta presë radhën e tij dhe të kontrollojë disa emocione në moshën 1-2 vjeçare
  • fillon të tregojë se si ndihet - për shembull, ai mund të thotë “ohh” për dhimbjen që e ndjen, ose të thotë “e bëra!” kur dëshiron të krenohet për diçka që e ka arritur 1-2 vjet
  • fillon ta krahasojë sjelljen e tij me fëmijët e tjerë - për shembull, ai mund t’ju tregojë se ai priste radhën e tij, por jo edhe fëmijët tjerë.

Fëmija juaj po mëson gjithashtu për një emocion të ri të madh – frustracionin (zhgënjimin). Fëmija juaj ka të ngjarë të:

  • frustrohet dhe qajë, bërtet ose godit, kur nuk shkojnë gjërat sipas dëshirës së saj
  • nuk e kupton pse ajo nuk mund ta ketë atë që e dëshiron, kur ajo e dëshiron atë
  • të sillet mjaft si shef për atë që ajo e dëshiron
  • e ka të vështirë të pres për gjëra ose ta ndalojnë lojën
  • të përpiqet ta mbani nën kontroll frustracionin e saj ndonjëherë - mund të shihni disa manifestime të zemërimit.

Në moshën tre vjeçare, shumica e të vegjëlve fillojnë të ndiejnë emocione si faji dhe turpi. Fëmija juaj ka nevojë për shumë siguri dhe mbështetje nga ju për ta ndihmuar atë t’i kuptojë këto ndjenja të reja.

Ide loje për t’i inkurajuar të vegjlit t’i shprehin, kuptojnë dhe menaxhojnë emocionet

Loja është një nga mënyrat më të mira për fëmijët e vegjël që ta praktikojnë shprehjen, kuptimin dhe menaxhimin e ndjenjave të tyre - edhe pse siç e dini, është ende një sfidë e madhe për ta. Mënyrat më të mira për të inkurajuar këtë përfshijnë:

  • lojën dhe ndarjen e gjërave me fëmijët e të gjitha moshave, nëse kjo është e mundur. Nëse jo, mund të jeni shok loje me të!
  • lojë imagjinare me kukulla, lodra ose rroba të vjetra - për shembull, fëmija juaj mund të pretendojë se kujdeset për një kukull ose ta shpëtojë me guxim lodrën nga një pemë
  • këndimin dhe vallëzimin – lëshoni muzikë të hareshme, muzikë që tingëllon  pak e mallëngjyese - lëvizni me fëmijën tuaj ashtu siç muzika ju bën të ndiheni.
  • loja me rërë, plastelinë lodrash ose bojë - foshnja juaj me kënaqësi mund të godasë rërën, ta lëmojë një grumbull të madh lodrash, ose nëse dëshiron, të bëjë goditje të mëdha me bojë në shenjë zemërimi. Kjo e liron tensionin dhe i qetëson shumë fëmijë.
  • loja me ujë, në kohën e larjes ose thjesht në një tigan jashtë, është gjithmonë relaksuese.
  • leximi i tregimeve me personazhe, të cilët i përjetojnë ndjenjat që fëmija juaj po i kalon gjithashtu. A është fëmija në tregim person i zemëruar? Pse? Çfarë po bën ajo? Ndaloni dhe flisni për fotografitë dhe tregimin.
  • luani në natyrë në një hapësirë të hapur ku fëmija juaj mund të vrapojë, rrëzohet ose rrotullohet për t’i liruar emocionet e saj.