Epilepsia dhe konvulsionet

Epilepsia nënkupton kur një fëmijë ka kunvulsione ose kriza të përsëritura. Nëse fëmija juaj diagnostikohet me epilepsi, trajtimi mund të përfshijë ilaçe kundër konvulsioneve. Trajtimi i epilepsisë synon t'i mundëson fëmijët të jetojnë një jetë normale.
Body

Çfarë është epilepsia?

Epilepsia është gjendje që prek trurin dhe që shkakton konvulsione.

Nëse fëmija është diagnostikuar me epilepsi, do të thotë se ka pasur të paktën një konvulsion dhe ka gjasa të ketë më shumë. Epilepsia shkaktohet nga aktiviteti elektrik jonormal në tru që mund të ndikojë në vetëdijen, sjelljet dhe lëvizjet e trupit të fëmijës.

Nëse fëmija ka konvulsione, nuk do të thotë gjithmonë se ka epilepsi. Shumica e fëmijëve që kanë vetëm një konvulsion nuk do të kenë më. Zakonisht epilepsia nuk diagnostifikohet deri pas dy ose më shumë konvulsioneve.

Çfarë e shkakton epilepsinë?

Janë disa faktorë që rrisin mundësin që fëmija të ketë konvulsione epileptike. Këto përfshijnë:

  • histori të epilepsisë te anëtarët e ngushtë të familjes;
  • ndryshimet gjenetike, të sjelljes dhe strukturore;
  • dëmtime të trurit.

Konvulsionet e thjeshta të shkurta nuk konsiderohen të jenë epilepsi. Megjithatë, fëmijët që kanë konvulsione të shkurta të cilat zgjasin më shumë se 15 minuta ose i ndodhin shumë shpesh, kanë rrezik të të madh të kenë epilepsi.

Tek fëmijët e rrezikuar nga epilepsia, konvulsionet mund të shkaktohen nga dritat vezulluese, nga imazhet e caktuara në ekrane televizive ose kinema.

Afërsisht tek gjysma e fëmijëve me epilepsi, nuk dihen shkaktarët.

Llojet e epilepsisë

Fëmijët me epilepsi mund të kenë lloje të ndryshme konvulsioneve, lloji i konvulsionit varet nga vendi prej ku vjen aktiviteti elektrik jonormal në tru.

Ekzistojnë dy grupe kryesore të konvulsioneve: konvulsionet e shkurta dhe konvulsione të gjeneralizuara.

Konvulsionet e shkurta  të cilat fillojnë vetëm në një pjesë të trurit,  për rrjedhojë përfshihet vetëm një pjesë e trupit.

Konvulsionet e gjeneralizuara të cilat përfshijnë të gjithë trurin.

Konvulsionet mund të ndikojnë që muskujt të ngurtësohen ose të lëshohen dhe/ose mund të shkaktojnë dridhje të krahëve dhe këmbëve.

Disa konvulsione mund të shkaktojnë jargëzim dhe lagie tek fëmija. Një formë tjetër e konvulsioneve janë konvulsionet e mungesës së vetëdijes, kur fëmijët mund të duken sikur shikojnë për pak kohë pa vëmendje dhe duken të pavetëdijshëm për gjërat rreth tyre.

Menaxhimi i konvulsioneve epileptike

Nëse mendoni se fëmija juaj është duke pasur konvulsione dhe ka humbur vetëdijen, është me rëndësi të qëndroni të qetë dhe të hiqni çdo objekt të dëmshëm në mënyrë që të mos pësojë lëndime.

Vendoseni fëmijën në vend të butë, shtrini fëmijën në pozicionin e rikuperimit në krah. Qëndroni me të dhe ofroni siguri.

Nëse është konvulsioni i parë i fëmijës, shikoni saktësisht se çfarë është duke ndodhur, në mënyrë që të mund ta përshkruani më vonë. Nëse keni telefon ose kamerë, bëni video të konvulsionit.

Mbani mend sa ka zgjatur konvulsioni.

Pasi konvulsioni të ndalet, vendoseni fëmijën tuaj në sipërfaqe të butë, shtrini fëmijën në pozicionin e rikuperimit në krah në mënyrë që t'i ketë rrugët e frymëmarrjes të hapura.

Në cilat raste duhet ta vizitoni mjekun lidhur me konvulsionet epileptike

Fëmijën duhet ta dërgoni te mjeku ose në emergjencë, nëse:

• është konvulsioni i parë i fëmijës;

• fëmija ka pasur disa konvulsione ose ka pasur konvulsione të përsëritura;

• nuk jeni të sigurt nëse fëmija ka pasur konvulsion;

• fëmija fillon të ketë konvulsione më shpesh se zakonisht.

Thirrni ambulancën nëse konvulsioni zgjat më shumë se 2-3 minuta.

Ekzaminimi i epilepsisë

Nëse mjeku i përgjithshëm është i mendimit se fëmija juaj mund të ketë epilepsi, normalisht do ta referojë fëmijën te neurologu pediatrik për kontrolle të mëtejshme.

Mjeku do të kërkojë analiza të gjakut dhe një EEG. Gjithashtu, mjeku mund të kërkojë të bëhet  skanimi CT ose MRI i trurit.

Trajtimi i epilepsisë

Në rast se mjeku ju përshkruan ilaçe kundër konvulsioneve për fëmijën, ka për qëllimi që fëmija të ketë jetë normale. Por, ilaçi mund të ketë disa efekte anësore. Nëse fëmija merr ilaçe kundër konvulsioneve, duhet rregullisht të vizitojë mjekun.

Nëse medikamentet nuk funksionojnë, mjeku mund të bisedojë me ju për terapi të tjera, duke përfshirë dietën ketogjenike ose opsionet kirurgjike.

Duhet t'i tregoni të gjithë personave që janë të përfshirë në kujdesin e përditshëm të fëmijës tuaj, se fëmija ka epilepsi, për shembull: stafit të kujdesit për fëmijë, edukatoreve dhe mësuesve. Gjithashtu, duhet të siguroheni që kuptojnë se çfarë do të thotë epilepsi, dhe se si duhet vepruar në raste të konvulsioneve. Inkurajoni fëmijën të mbajë byzylyk dore ose varëse që tregon se ka epilepsi.

Parandalimi i konvulsioneve epileptike

Në uljen e rrezikut nga konvulsionet, mund të ndikojnë vaktet e rregullta, gjumi adekuat dhe ushtrimet.

Fëmija duhet të shmangë gjërat që e dinë se i shkaktojnë konvulsione, si dritat vezulluese, lodhja e tepërt, uria ose televizori.

Gjithmonë mbikëqyreni fëmijën tuaj kur është duke notuar, duke u larë ose duke bërë aktivitete që përfshijnë lartësi siç janë çiklizmi, ngjitja etj.

Shikimi i fëmijës tuaj duke pasur një konvulsion mund të jetë shumë shqetësues. Kontaktimi me grupet mbështetëse të epilepsisë mund t'ju ndihmojë të ndiheni më pak të frikësuar për gjendjen e fëmijës tuaj.