Është kënaqësi të luajmë së bashku
Materialet që ju nevojiten: Asgjë të veçantë - çdo gjë që po përdorni për të luajtur me fëmijën tuaj.
Çfarë mund të bëni së bashku: Loja është diçka që mund ta bëni me fëmijën tuaj pothuajse në çdo kohë. Aktivitetet për lojë, përfshijnë shumë ide të shkëlqyera se çfarë mund të bëjmë. Cilado qoftë loja juaj, mbështeteni fëmijën tuaj të ketë dëshirë dhe vullnet për të luajtur. Për shembull, ju mund të merrni foshnjën tuaj dhe t'i thoni në një mënyrë të ngazëllyer: “Shiko! Ne do t'i shohim këto gjëra së bashku!" ndërsa i tregoni foshnjës tuaj se me çfarë do të luani, ju mund të shihni që fytyra e foshnjës suaj tashmë tregon egzaltim dhe mund të thoni “Sapo je zgjuar nga një gjumë i ëmbël. A je gati të luajmë së bashku? Unë jam gati! Le të fillojmë!" Ju nuk keni nevojë që ta bëni fëmijën tuaj jashtëzakonisht të gëzueshëm, por krijoni një ndjenjë të ngrohtë, të këndshme gjatë kësaj kohë së bashku. Sigurisht, nëse e shihni që fëmija juaj po lodhet ose është i/e lodhur gjatë lojës, përfundojeni lojën ose prezantoni atij/asaj diçka pak më ndryshe, që ai\ajo e dëshiron.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Në këtë moshë dhe në çdo moshë tani e tutje, loja bëhet mënyra më e rëndësishme që fëmija juaj të mësojë. Sidoqoftë, të mësuarit do të ndodhë më mirë nëse fëmija juaj është entuziast për të luajtur. Duke e bërë lojën sa më të këndshme, çdo ditë ju po bëni një gjë më shumë për të ndërtuar bazën për mësimin e hershëm.