Fëmijët pëlqejnë shumë që të flasin me të rriturit

Materialet që ju nevojiten: Asnjë.

Çfarë mund të bëni së bashku: Fëmijët kënaqen kur flasin me të rriturit. Sa herë që të keni mundësi, filloni bisedën duke përsëritur tingullin që fëmija juaj ka prodhuar (qoftë ajo një fjalë, një thirrje, ose një zë i pacaktuar), dhe më pas prisni dhe vini re nëse fëmija do t'i imitojë sërish ato. Kështu ju po hidhni hapin e parë drejt bisedës midis jush. Pastaj mund të prezantoni më shumë tinguj ose fjalë duke i ftuar fëmijët me një buzëqeshje ose inkurajim që të marrin pjesë - si për shembull: "Muuuu", "Lopa thotë muuu", "Eja, thuaj muuuu!" Gjithmonë, mbështesni dhe vlerësoni pjesëmarrjen e fëmijës suaj dhe sa herë të jetë e mundur eksploroni së bashku, fjalë të tjera - zhurma e erës që fryn, tingulli i pikave të shiut, lumi; apo sikurse tingëllon uji në banjë, zhurma e shapkave të babit, zilja e derës së kopshtit...

Ju mund ta përdorni këtë aktivitet në çdo situatë të jetës - gjatë lojës dhe kohës së lirë, por edhe gjatë rutinës së përditshme - veshja, përgatitja e vakteve, rutina e higjienës, duke bërë pazarin, duke shëtitur, duke i dhënë makinës dhe në rastet kur duhet të prisni.Gjithashtu, sigurohuni që ta bëni bisedën me fëmijën, një pjesë të rëndësishme të leximit të përditshëm të librave: "Oooh, çfarë po bën vajza? Çfarë shikon? Unë shoh qenin; Pyes veten se çfarë po thotë? "

Çfarë po mëson fëmija juaj: Duke komunikuar me ju, fëmija juaj mëson të përdorë një kombinim fjalësh dhe të pasurojë fjalorin e tij /saj, ndërsa eksploron fjalë të reja me ju.