Gjej objektin!

Materialet që ju nevojiten: asnjë.  

Çfarë mund të bëni së bashku:  Loja, mund të luhet me anëtarët tjerë të familjes.Lojtari i parë mendon për një objekt që mund ta shikojë përreth. Lojtarët e tjerë përpiqen të gjejnë objektin duke bërë pyetje që lojtari mund t'ju përgjigjet vetëm me 'po' ose 'jo'. Pasi lojtarët arrijnë të gjejnë objektin, ndërrojnë rolet! Nëse lojtarët dorëzohen, lojtari i parë fiton edhe njëherë radhën në lojë.

Jepini lojës më shumë strukturë duke vendosur një limit për numrin e pyetjeve që mund të bëhen. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Në këtë aktivitet me hamendësime (duke e marr me mend) fëmijët do të duhet të përdorin aftësitë e tyre më të mira vëzhguese dhe detektive (gjurmues) për të identifikuar objektin mister (diçka e panjohur). E gjithë familja mund të përfshihet dhe është një lojë perfekte për të luajtur nëse jeni në lëvizje.