Gjëndrat limfatike të fryra

Fëmija juaj mund të ketë ënjtje të nyjeve limfatike nëse ai/ajo po përballet me ndonjë infeksion ose inflamacion në një pjesë të trupit të tij/saj. Dërgoni fëmijën tuaj te mjeku nëse nuk jeni të sigurt se pse fëmija juaj ka ënjtje të nyjeve limfatike, nëse ato janë të dhimbshme ose bëhen më të mëdha, ose nëse jeni të shqetësuar. Trajtimi do të varet nga ajo që po shkakton ënjtjen e nyjeve limfatike.
Body

Çfarë janë nyjat limfatike të fryra?

Nyjat limfatike gjenden në të gjithë trupin. Ato janë pjesë e sistemit imunitar dhe funksionojnë si filtër për viruset dhe bakteret.

Nyjat limfatike fryhen për shumë arsye. Zakonisht nuk ka asgjë për t'u shqetësuar.

Nyjat limfatike të fryra shfaqen më shpesh kur trupi është i zënë duke luftuar një infeksion viral ose bakterial si dhimbje të fytit ose ethet e gjëndrave.

Nyjat limfatike të fryra mund të shfaqen gjithashtu nëse një pjesë e trupit është e irrituar - për shembull, për shkak të ndonjë gërvishtjeje, djegieje ose pickimi nga insektet.

Disa fëmijë të vegjël që kanë ekzemë, kanë fryrje të nyjave limfatike gjatë gjithë kohës. Kjo ndodhë sepse mikrobet kalojnë më lehtë përmes lëkurës së tyre të irrituar në trupin e tyre dhe nyjat limfatike ndihmojnë në shpërndarjen e tyre.

Nyjat limfatike tek fëmijët mund të fryhen shumë rrallë si pasojë e kancerit. Në këto raste të rralla, nyejt zakonisht nuk janë të dhimbshme, janë mjaft të forta dhe nuk lëvizin kur shtypen.

Nyjat limfatike njihen edhe si gjëndra limfatike.

Nyjat limfatike të fëmijëve janë zakonisht më të mëdha dhe fryhen më shpesh se ato të të rriturve, kështu që është më e lehtë t'i ndjeni ato. Ndonjëherë mund t'i ndjeni ato në të dyja anët e qafës, sqetulla dhe në pjesën e përparme të ijëve ku këmba e fëmijës lakohet, edhe kur fëmija është mirë me shëndet. Nëse fëmija është i hollë, madje mund t'i shihni ato.

Simptomat e fryrjes së nyjave limfatike

Nyjat limfatike mund të fryhen në të gjithë trupin e fëmijës ose vetëm në zonën pranë infeksionit ose inflamacionit.

Për shembull, nëse fëmija juaj ka pezmatim të bajameve, mund të vëreni gunga të fryra dhe të ndjeshme në qafë. Nëse ka infeksion të lëkurës në gishtë, mund të ketë gunga të fryra dhe të ndjeshme nën atë krah.

Nyjat limfatike mund të qëndrojnë të fryra për 2-3 javë pasi të jetë larguar infeksioni.

A ka nevojë fëmija të vizitojë mjeku për fyerjen e nyjave limfatike?

Duhet ta dërgoni fëmijën te mjeku nëse:

  • fëmija ka pasur nyje limfatike të fryrë për disa ditë dhe nuk ka asnjë arsye të dukshme për to, si dhimbje fyti, rrjedhje hundësh ose infeksione të tjera të lehta;
  • nyjat limfatike bëhen më të mëdha se madhësia e një gunge të vogël;
  • fëmija ka fryrje të nyjave limfatike në qafë dhe ka probleme me gëlltitjen ose frymëmarrjen;
  • fëmija ankohet për dhembje ose ndjeshmëri rreth nyjave limfatike të fryra;
  • fëmija ka lëkurë të kuqe mbi zonën e nyjave limfatike të fryra;
  • fëmija ka fryrje të nyjave limfatike me simptoma të tjera si ethe ose skuqje;
  • fëmija ka fryrje të nyjave limfatike dhe mendoni se me të vërtetë fëmija nuk po ndjehet mirë.

Trajtimi i nyjave limfatike të fryra

Trajtimi do të varet nga ajo që po shkakton fryrjen e nyjave limfatike.

Nëse nyjat limfatike të fryra të fëmijës shkaktohen nga infeksioni viral, e tëra që mund të bëni është të trajtoni simptomat e virusit sikurse dhimbjen e fytit dhe temperaturën.

Nëse nyjat limfatike të fryra fëmijës shkaktohen nga infeksioni bakterial, si në zonën e nyjave dhe brenda vetë nyjave, fëmija mund të ketë nevojë për antibiotikë.

Në raste të rralla, kur dyshohet për kancer, nyja ose një pjesë e saj mund të hiqet për tu caktuar diagnoza e saktë dhe për të planifikuar trajtim e duhur.