Gjetja e dy! Ose tre!

Materialet që ju nevojiten: Objekte të përditshme që mund të gjenden në shtëpinë tuaj: lugët, veshje, libra apo revista, shkumësa me ngjyra apo lapsa.

Çka mund të bëni së bashku:  Kërkoni të gjeni “dy” apo “tre” artikuj së bashku. Për të filluar mund të thoni: “Shiko të gjitha lugët. A mund t`i gjejmë DY lugë? Oh, ja ku është një - ja ku është edhe një tjetër. Tani kemi DY lugë!”. Më pas mund t`i kërkoni fëmijës tuaj të gjej “edhe dy lug të tjera”. Vendosni të gjitha bashkë. Tjetër herë, përdorni diçka tjetër, siç janë mollët – “Le të gjejmë DY molla, një për ty dhe një për mua!”

Varësisht nga interesimi dhe shkathtësitë e fëmijës tuaj, mund të gjeni dhe të numëroni edhe më shumë objekte. Gjithmonë gjeni artikujt për të cilët fëmija juaj është i interesuar dhe që kanë kuptim të përditshëm.  Aktiviteti mund të jetë pjesë e rutinës së përditshme, siç është përgatitja e ushqimit – “Të lutem, gjeji tre gota, një për ty, një për mua, dhe një për gjyshen”. Ndonjëherë, fëmijës tuaj mund t`i pëlqej të vizatoj (për shembull) dy molla. Po ashtu, mund të kërkoni “dy” apo “tre” objekte të ndryshme në revista dhe nëse është një revistë e vjetër, mund të preni dhe ngjitni këto fotografi.

Çfarë mëson fëmija juaj:  Fëmija juaj zhvillon të kuptuarit e saj apo të tij për numrat - jo vetëm duke numëruar përmendësh, por duke i lidhur ato numra me grupe reale të objekteve. Duke e bërë këtë pjesë të jetës së përditshme, ju e ndihmoni fëmijën tuaj të bëhet kurioz dhe i etur për matematikën, madje edhe në këtë moshë të re. Në të njëjtën kohë, fëmija juaj kupton më mirë se si objektet mund të “përkasin së bashku” - pjesë e të mësuarit se si të bëhet renditja dhe klasifikimi.