Goditje nga nxehtësia - si ndodh dhe si të parandalohet?

Goditja nga vapa është një gjendje kërcënuese për jetën që ndodh si rezultat i një rritje të papritur, të tepruar të temperaturës së trupit dhe paaftësisë së trupit për ta mbajtur temperaturën brenda kufijve normal.
Body

Goditja nga nxehtësia mund të ndodhë ose jo si rezultat i ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell. Zakonisht ndodh kur lagështia rritet gjatë të nxehtit të verës, sepse kushtet e tilla e pengojnë djersitjen. Fëmijët janë në rrezik të lartë të goditjes së nxehtësisë, madje sa më i/e vogël që është fëmija, aq më i madh është rreziku.

Simptomat e goditjes nga nxehtësia janë:

  • temperaturë e lartë e trupit (mbi 40 °C),
  • lëkurë të kuqe, të nxehtë dhe të thatë,
  • frymëmarrje të shpejtë dhe të cekët,
  • takikardi - rrahje të shpejta të zemrës (160-180 rrahje të zemrës në minutë),
  • dobësi muskulore dhe ngërçe,
  • tension i ulët i gjakut,
  • marramendje, dhimbje koke, lodhje,
  • trazim të barkut dhe të vjella,
  • humbja e vetëdijes (ndonjëherë humbja e vetëdijes është shenja e parë),
  • mungesa e djersitjes.

Si të parandalohet goditja e nxehtësisë?

  • Sigurohuni që fëmija juaj të merr lëngje të mjaftueshme (gjithmonë mbani ujë me vete).
  • Mos qëndroni në diell, në dhoma të ngrohta dhe të pa ajrosura, si dhe shmangni mundimin e tepërt fizik të fëmijës.
  • Si formë bazë e parandalimit, rekomandohet një zgjedhje e adekuate  e rrobave të përshtatshme për kushtet e motit. Në vapë të lartë, vishni fëmijët me rroba sa më të lehta. Vishni foshnjën me pantallona të shkurtra dhe kurrë mos i vishni çorape në këmbë.
  • Fëmijët më të rritur duhet të veshin këmisha dhe pantallona të shkurtra pa mëngë, ndërsa zgjedhja më e mirë e këpucëve është me këmbë të hapura, siç janë sandalet.
  • Dieta duhet të jetë e ekuilibruar dhe e lehtë, e pasur me vitamina dhe minerale.

Kurrë mos i lini fëmijët vetëm në makinë dhe gjithmonë mbajeni makinën të mbyllur, për të parandaluar fëmijët të hipin në të pa lejen tuaj derisa luajnë. Fëmijët shpesh janë viktima të goditjes së nxehtësisë në makina. Mjafton ta lini fëmijën në makinë për një kohë të shkurtër derisa bëni një porosi, dhe gjatë kësaj kohe - nëse makina juaj është e parkuar në diell, temperatura në makinë do të rritet ndjeshëm dhe do të rrezikojë shëndetin e fëmijës tuaj.