Hepatiti C

Hepatiti C ndodh rrallë tek fëmijët. Simptomat e hepatitit C përfshijnë lodhje, humbje oreksi, të përziera dhe dhimbje stomaku. Shumica e fëmijëve me hepatit C kanë nevojë për trajtim. Ka disa ilaçe që mund të merren parasysh për fëmijët më të rritur. Hepatiti C përhapet përmes kontaktit gjak me gjak.
Body

Shkaktarët e hepatitit C

Hepatiti C shkaktohet nga një virus. Nëse infektoheni me këtë virus, virusi kalon përmes gjakut në mëlçi, ku shkakton inflamacion.

Si përhapet hepatiti C

Hepatiti C përhapet përmes kontaktit gjak me gjak - domethënë kur njerëzit bien në kontakt me gjakun e dikujt që ka virusin.

Mënyra më e zakonshme që fëmijët e marrin hepatitin C është nga nënat që e transmetojnë virusin tek foshnjat e tyre gjatë shtatzënisë ose gjatë lindjes.

Ekziston gjithashtu një rrezik shumë i vogël i infektimit me hepatit C nga kontakti aksidental me një gjilpërë të hedhur.

Hepatiti C ndodh rrallë tek fëmijët. Është më e zakonshme tek të rriturit që injektojnë drogë dhe përdorin së bashku gjilpëra të kontaminuara.

Simptomat e hepatitit C

Shumica e fëmijëve të infektuar me hepatit C nuk kanë simptoma.

Fëmijët më të rritur dhe adoleshentët mund të kenë simptoma të lehta si lodhje, humbje oreksi, të përziera dhe dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të stomakut të tyre, ku ndodhet mëlçia.

Shumë rrallë, fëmijët mund të marrin një infeksion të rëndë të hepatitit C. 

A ka nevojë fëmija juaj të vizitojë mjekun për hepatitin C?

Ju duhet ta çoni fëmijën tuaj te mjeku nëse fëmija juaj:

  • ka lëkurë ose sy të verdhë - kjo quhet verdhëz
  • ka urinë shumë të errët ngjyrë kafe
  • ka dhimbje stomaku që vazhdojnë më shumë se disa ditë
  • fëmija juaj bie në kontakt me një gjilpërë të hedhur.

Ju gjithashtu duhet të flisni me mjekun tuaj nëse mendoni se mund të keni qenë të ekspozuar ndaj hepatitit C gjatë shtatzënisë.

Testet për hepatitin C

Nëse mjeku mendon se simptomat e fëmijës suaj mund të shkaktohen nga hepatiti C ose se fëmija juaj mund të jetë ekspozuar ndaj hepatitit C, fëmija juaj do të ketë nevojë për analiza gjaku për të konfirmuar diagnozën.

Trajtimi për hepatitin C

Disa fëmijë me hepatit C e kalojnë infeksionin pa kurrfarë trajtimi. Kjo mund të zgjasë me javë ose muaj. Por shumica e fëmijëve me hepatit C vazhdojnë të kenë hepatit C kronik. Kjo i rrezikon ata nga dhëmbëza të mëlçisë, dështimi i mëlçisë (ciroza) dhe kanceri i mëlçisë kur të jenë më të rritur.

Ilaçe efektive dhe të sigurta anti-virale janë tani në dispozicion për të trajtuar hepatitin C kronik tek të rriturit. Këto ilaçe mund të kurojnë infeksionin në shumicën e njerëzve. Profesionistët shëndetësorë mund të konsiderojnë t'i përshkruajnë ato për disa fëmijë më të rritur.

Mjeku juaj mund t'ju drejtojë tek një specialist me përvojë në trajtimin e hepatitit C.

Parandalimi i hepatitit C

Nuk ka imunizim për hepatitin C.

Nëse keni hepatit C dhe po mendoni për shtatzëni, duhet të diskutoni opsionet e trajtimit me mjekun tuaj. Gratë që kanë hepatit C mund të ushqejnë me gji në mënyrë të sigurtë, përveç nëse thithat e tyre janë të çara ose të gjakosura.

Nëse fëmija juaj bie në kontakt me një gjilpërë të përdorur, përdorni sapun dhe ujë për të larë lëkurën e fëmijës tuaj në pjesën ku ka ndodhur kontakti. Më pas vizitoni mjekun tuaj.

Fëmija juaj nuk duhet të përdor furça dhëmbësh, brisqe rroje ose sende të tjera që i përkasin dikujt që ka hepatit C, sepse këto gjëra mund të jenë të kontaminuara me gjak të infektuar.