Histori me shumë ndjenja

Materialet që ju nevojiten: Një libër tregimesh me personazhe (njerëz ose kafshë) që kanë shumë ndjenja të ndryshme, ose ndonjë fotografi interesante e marrë nga ndonjë revistë mbi të cilën mund të krijoni  histori.

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj pëlqen të shikojë libra ose fotografi me ju. Ai/ajo vëren se çfarë po ndodh në këto histori, duke përfshirë njerëzit ose kafshët që ndjejnë gjëra të ndryshme. Ndërsa lexoni ose tregoni historinë, mund ta ndihmoni fëmijën tuaj t'i vërejë këto dhe të shprehë vetë disa ndjenja si për shembull: "Këlyshi është i trishtuar sepse nuk mund të gjejë nënën e tij." (bëni një fytyrë të trishtuar vetë) "Si po duket qeni? A mund të bësh edhe ti një fytyrë të trishtuar? " Ose “Çfarë mendoni se do të ndodhë më pas"? Të dalim në faqen tjetër dhe ta shohim. Uauu, vajza e vogël është shumë e gëzuar - ajo ka ditëlindjen. A mund të gëzohesh edhe ti si ajo? ” Ju mund të eksploroni shumë ndjenja me fëmijën tuaj, duke përdorur histori.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Zhvillimi emocional i fëmijës suaj përfshin shprehjen dhe kuptimin e shumë llojeve të ndjenjave. Leximi dhe tregimi i historive mund të ndihmojnë në nxitjen e këtij zhvillimi. Në të njëjtën kohë, leximi çdo ditë zhvillon gjuhën dhe aftësitë në shkrim dhe lexim - shumë i rëndësishëm për suksesin e mëvonshëm në shkollë dhe në jetë.