Historia e alfabetit!
Materialet që ju nevojiten: asnjë
Çfarë mund të bëni së bashku: Lojtari i parë fillon me fjalën e parë të tregimit, duke filluar me shkronjën 'A'. Lojtari tjetër e vazhdon lojën me fjalën e dytë të tregimit, duke filluar me shkronjën 'B'. Lojtarët duhet të marrin me radhë shkronjat e alfabetit duke shtuar nga një fjalë në fjali dhe duke u siguruar që fjala e re të fillojë me shkronjën e ardhshme në alfabet. Për shembull, "Ana po shikon një film! Barni është personazhi kryesor i filmit! C..." A mund të krijoni fjali me të gjitha shkronjat nga A-ja te ZH-ja?
Dëshironi të rrisni nivelin e vështirësisë? Provoni të luani duke nisur nga shkronja e fundit në alfabet dhe me radhë.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet është një mënyrë e shkëlqyer për të zhvilluar njohuritë e fëmijëve për alfabetin. Ata do të argëtohen aq shumë, dhe as nuk do të vërejnë që realisht po punojnë për aftësitë e tyre në shkrim dhe lexim!