Identifikimi i formave bardh e zi (për foshnjat)!

Materialet që ju nevojiten: karta me forma bardhë e zi, karta me ngjyrë të zezë, të bardhë dhe të kuqe. 

Çfarë mund të bëni së bashku: Këtu janë hapat se si mund ta realizoni këtë aktivitet.

  1. Mbajeni çdo kartë para syve të fëmijës. Mbajeni kartën për disa sekonda, për t'i dhënë mjaft kohë fëmijës për të regjistruar atë që po shohin. 
  2. Flisni me butësi me fëmijën ndërsa i tregoni çdo kartë, duke përdorur fraza të thjeshta si 'uaau', 'shiko' dhe duke identifikuar se çfarë forme është. Le t'i shtrijnë, t'i prekin ose t'i mbajnë kartat nëse munden. 
  3. Vendosi të gjitha kartat në dysheme ose në sipërfaqen e tavolinës. Jepu mundësi fëmijëve të vegjël t'i shohin të gjitha modelet dhe format njëherësh. A ka ndonjë që tërheq interesin e tyre më shumë se të tjerat?

Strukturat brenda retinës së syrit të njeriut – të njohura si shkopinjë dhe konet – na japin aftësinë për të perceptuar ngjyrën. Te foshnjat më të vogla se gjashtë deri në nëntë muaj, këto struktura nuk janë maturuar(pjekur) aq sa të shohin vlerat dhe intensitetin e ngjyrës blu, rozë, të verdhë, lejla dhe të gjelbër. Në vend të kësaj, nuancat e larta të kontrastit të bardhë e të zi janë më të lehtat për t'u parë. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Modelet me kontrast të lartë janë disa nga gjërat e pakta që foshnja mund të shohë në të vërtetë në ditët e para. Ky aktivitet është projektuar për të ndihmuar në zhvillimin e vizionit dhe përqendrimit të foshnjave, duke u dhënë atyre diçka të qartë dhe interesante për t'u përqendruar.