Imagjinojmë sikur mund të fluturojmë

Materiale që ju nevojiten: Asnjë.

Çfarë mund të bëni së bashku: Nxisni fëmijët që të imagjinojnë sesi do të ishte nëse do fluturonim. Ku do të shkoje? Kë do të shihnit? Sa shpejt do të udhëtoje?

Fëmijët mund të fantazojnë sikur vizitojnë hënën, ose ndoshta do t'i përdornin fuqitë e tyre fluturuese për të bërë mirë, si p.sh të shpëtonin kafshë të burgosura në vende të larta.

Bëni sa më shumë pyetje për të kuptuar detaje - si mendon ka erë mbi 5000m në ajër? Si ndihesh në lëkurën tënde? Nuk ka përgjigje të gabuara, qielli është limiti!

E dije që zogu më i shpejtë në botë është skifteri i peregrinës? Këta zogj të shkëlqyer mund të arrijnë shpejtësi deri në 240 milje në orë!

Çfarë po mëson fëmija yt: Fëmijëve do t'u pëlqente që të linin imagjinatën të lirë, ndërsa përfytyrojnë sesi do të ishte nëse fluturonin! Ky aktivitet ka të bëjë me komunikimin, pasi fëmijët tuaj mësojnë të vokalizojnë mendimet e tyre, ndjenjat dhe fantazitë mbi fluturimin.