Infeksioni i traktit urinar (ITU-të) tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël

Tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, simptomat e infeksionit të traktit urinar (ITU) përfshijnë nervozizëm, ushqyerje të dobët dhe temperaturë në shumë raste. Fëmija ose foshnja juaj duhet të kontrollohet nga një mjek sa më shpejt të jetë e mundur nëse ka simptoma të ITU. Mjekët do të analizojnë urinën e fëmijës suaj për të diagnostikuar ITU-në. Antibiotikët zakonisht përdoren për të trajtuar ITU-në. Mjeku gjithashtu mund ta referojë fëmijën tuaj për një ekografi për t'u siguruar që nuk ka probleme në kanalet urinare.
Body

Rreth infeksioneve të traktit urinar (ITU-të)

Infeksionet e traktit urinar (ITU) shfaqen kur bakteret hyjnë në traktin urinar përmes uretrës ose përmes gjakut, futen në urinë dhe më pas rriten në fshikëz.

ITU-të janë mjaft të zakonshme tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Rreth 4% e foshnjave prekën nga ITU-të në 12 muajt e parë. Në këtë moshë, djemtë prekën më shumë nga ITU-të sesa vajzat.

Fëmijët që kanë anomali në strukturën e veshkave ose të traktit urinar kanë më shumë gjasa të preken nga ITU-të. Nëse fëmija i vogël prekët nga ITU-të, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka anomali të traktit urinar.

Simptomat e infeksioneve të traktit urinar tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël

Tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, simptomat e infeksioneve të traktit urinar (ITU) mund të duken si simptoma të shumë problemeve të tjera shëndetësore. Nëse fëmija është prekur nga një ITU, mund të:

  • ketë ethe të pashpjegueshme;
  • të irritohet dhe të qajë shumë;
  • të pakësojë ushqimin;
  • të ketë të vjella;
  • të jetë jashtëzakonisht i/e përgjumur;
  • të ketë shtim të dobët në peshë;
  • të ketë pelenë të përgjakshme.

ITU-të tek fëmijët më të rritur janë të ndryshme nga ITU-të tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Nëse fëmija më i madh ka infeksion të traktit urinar, mund të ketë djegie gjatë urinimit, ose mund të ndjejë nevojë për të urinuar më shpesh.

A ka nevojë fëmija të vizitojë mjekun për infeksione të traktit urinar (ITU)?

Po. Ju duhet ta dërgoni fëmijën tuaj te mjeku ose të shkoni menjëherë në repartin e emergjencës së spitalit nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë, të pashpjegueshme ose nëse në përgjithësi nuk ndjehet mirë.

Analizat që duhet  kryer për infeksionet e traktit urinar (ITU-ve)

Mjekët nuk mund të diagnostikojnë një infeksion të traktit urinar (ITU), bazuar vetëm në simptomat e fëmijës. Ata duhet të ekzaminojnë edhe urinën e fëmijës. Mjeku gjithashtu mund ta udhëzojë fëmijën për realizim të ekografisë, për t'u siguruar që nuk ka probleme në traktin urinar. Nëse identifikohen probleme, mund të udhëzoheni ta konsultoni nefrologu ose pediatëri veshkave - domethënë një mjek i specializuar për problemet e veshkave në moshën fëminore.

Trajtimi për infeksionet e traktit urinar (ITU)

Zakonisht, foshnjave nën tre muaj  duhet tu jepet antibiotikë drejtpërdrejtë në venë përmes pikave për të trajtuar infeksionin e traktit urinar (UTI), që do të thotë se duhet të trajtohen në spital.

Ndonjëherë, foshnjat më të mëdha se tre muaj  mund të trajtohen në shtëpi me antibiotikë me administrim oral.

Parandalimi i infeksioneve të traktit urinar (ITU-të)

Nuk mund të parandaloni infeksionet e traktit urinar (ITU-të) tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Nëse foshnja ka nevojë për trajtim spitalor për një ITU, mund të jetë mjaft shqetësuese. Fakti  që shumica e foshnjave dhe të vegjëlve i kalojnë shpejt ITU-të dhe nuk kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm, mund të t’ju ndihmojë.