Inkurajoni gruan tuaj - Cilat vizita të para-lindjes duhet të bëhen?
Cilat vizita të para-lindjes duhet të bëhen?
Inkurajoni gruan tuaj që të vizitojë mjekun sa më herët që të jetë e mundur gjatë shtatzënisë pasi që kjo mund të ndihmojë të përcaktohet se sa javë ka që ajo është shtatzënë, dhe të identifikoni ndonjë komplikim të mundshëm. Shoqërojeni atë në këto vizita dhe poashtu mund të bëni edhe pyetje. Ju mund të kënaqeni gjatë ultrazërit pasi do të mund të shihni foshnjën në monitor dhe të dëgjoni rrahjet e saj/tij të zemrës. Pas vizitës së parë në tremujorin e parë, OBSH rekomandon që të bëhen së paku katër vizita të para-lindjes (prenatale) mes javëve 16, 24-28, 32, dhe 36 të shtatzënisë për të evituar komplikimet e mundshme. Sidoqoftë, në shumë vende, gratë vizitohen një herë në muaj. Për më tepër informacione mbi shëndetin para lindjës klikoni këtu.
Cilat janë disa nga shenjat e rrezikshme?
Nëse e vëreni se gruaja ka ndonjë nga këto shenja, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore pasi që këto mund të jenë shenja paralajmëruese se diçka është duke rrezikuar shëndetin e gruas apo të foshnjës suaj të palindur:
- Dhimbje të mëdha të vazhdueshme të barkut.
- Gjakderdhje vaginale, sidomos nëse është e kuqe e çelët.
- Vjellje të shumta dhe të pakontrolluara që shkaktojnë dehidrim.
- Kokë-dhembje, marramendje ose shikim të dyfishtë ose të turbullt për 2-3 orë.
- Ka të ftohtë dhe/ose temperaturë (38°C ose më tepër).
- Ka enjtje të menjëhershme në fytyrë, duar dhe këmbë ose ka shtuar peshë që nuk mund të shpjegohet.
- Lëvizje të rrallë ose mungesë të lëvizjes së foshnjës pas muajit të gjashtë.
Burimi: www.beba-ks.org - Action for Mothers and Children AMC