Instrumenti muzikor i punuar me dorë

Materialet që ju nevojiten:  Çfarëdo që keni në dispozicion që mund të shërbej si kontejner, si për shembull një shishe e zbraztë dhe e pastruar, apo një pako – kuti, së bashku me gjëra të tjera me të cilat mund ta mbushni për të krijuar tinguj: brumëra (pasta) të tharë, oriz, drithëra, kopsa të vjetra, guralecë të vegjël, apo ndonjë gjë nga çanta apo xhepat tuaj, kapëse, etj. Kjo lodër përmban shumë pjesë të vogla, prandaj gjithmonë mbylleni kontejnerin mirë dhe kujdesuni për sigurinë e fëmijës. 

Çka mund të bëni së bashku: Merreni kontejnerin, pastrojeni dhe thajeni mirë. Nëse keni një objekt alternativ transparent (të tejdukshëm), atëherë përdoreni atë, në mënyrë që fëmija të mund të shoh përmbajtësit që do i vendosni brenda. Pastaj mbusheni në mënyrë që përbërësit të lëvizin dhe të gjenerojnë tinguj. Lodra juaj e punuar me dorë tani është e gatshme.  

Jepjani fëmijës dhe inkurajojeni që të eksploroj të gjitha karakteristikat – të vështroj se çfarë ka brenda, si lëvizin kur e tund, ta prek, ta shtyp, apo të dëgjoj të gjithë tingujt që i prodhon. Sa herë që fëmija juaj bënë një veprim me lodrën, emërtoni qëllimin, rezultatin apo ndjenjën e tij/saj -  për shembull: “Oh, ja ku janë guralecët!” apo “Çfarë kemi këtu, kokrra të vogla të orizit”, “Oh, si tingëllon kur e godet” apo “Të pëlqen se si kërcet”.

Mund ta bëni këtë aktivitetet gjatë kohës së lirë, brenda në shtëpi dhe në kopsht, apo edhe në hapësira të tjera të hapura që janë të përshtatshme, gjithmonë duke pasur në mendje shëndetin dhe sigurinë.  

Çfarë mëson fëmija juaj:  Ky aktivitet i ndihmon fëmijës tuaj të eksploroj tinguj të ndryshëm dhe karakteristikat e lodrës duke e tundur, goditur, apo duke e hedhur dhe kushtuar vëmendje detajeve. Fëmija juaj në mënyrë aktive përdor aftësitë bruto dhe ato motorike.