Ju mund të arrini atë
Materialet që ju nevojiten: Lodër e butë dhe shumëngjyrëshe.
Çfarë mund të bëni së bashku: Gjëja e parë që duhet të bëni është të siguroheni që sipërfaqja e butë ku do luani me fëmijën, nuk ka asnjë objekt që mund ta shpërqendrojë atë. Tani shtrijeni foshnjën në tokë përballë jush dhe qëndroni të ulur në gjunjë.
Vendosni një lodër të butë dhe shumëngjyrëshe përballë dhe tërhiqni vëmendjen e foshnjës tuaj për të fokusuar shikimin e tij/saj në lojë. Ju mund ta lëvizni pak lodrën, për të tërhequr vëmendjen e tij/saj.
Kur të shikojë objektin, foshnja juaj do të përpiqet që ta arrijë atë, duke lëvizur kokën dhe duke shtrirë krahët e tij/saj. Nëse fëmija juaj është shumë i vogël, ndoshta do vini re vetëm një përpjekje që të lëvizë kokën dhe krahët e tij/saj.
Përsëriteni këtë ushtrim në mëngjes dhe pasdite, dhe ndërsa javët kalojnë, ju mund të rrisni vështirësinë e ushtrimit. Kur të shikoni që fëmija juaj mund të lëvizë kokën dhe të shtrijë krahët për të arritur lodrën, butësisht mbajeni atë nga këmbët e tij/saj në mënyrë që të arrijë lodrën me një forcë më të madhe.
Mos harroni se fëmija juaj është delikat, prandaj duhet të tregoni kujdes për të shmangur një dëmtim të mundshëm. Nëse vini re që fëmija juaj ndjen lodhje, ju duhet të ndaloni lojën.
Ushtrimet për muskujt dhe forcën fizike lehtësojnë zhvillimin e trurit dhe ndihmojë fëmijën tuaj të ketë kontroll më të madh ndaj lëvizjeve të tij/saj. Duke përdorur një objekt shumëngjyrësh, ju do të stimuloni te foshnja juaj shqisën e të shikuarit.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë ushtrim të lehtë, ju do të ndihmoni foshnjën tuaj të stimulojë tonin e muskujve, gjë që do ta bëjë më të lehtë për atë të ulet, të zvarritet dhe më vonë të ecë vetë. Një nga aspektet më të rëndësishme të zhvillimit të aftësive themelore motorike është që të ndihmojë fëmijën tuaj të lëvizë, dhe së shpejti të njohë botën përreth.