Këmbë të lumtura

Materialet që ju nevojiten: batanije e butë; këngë dhe ninulla.

Çfarë mund të bëni së bashku: Një nga pjesët e trupit që fëmija juaj fillimisht njeh dhe me të cilën ai/ajo gëzon të luajë janë këmbët. Kjo lojë është kaq e thjeshtë dhe ju nuk keni nevojë për përgatitje paraprake. Ju mund të filloni duke zgjedhur një këngë të bukur, ninullë ose ritëm i cili mund të aktivizojë këmbët e fëmijës suaj.

Vendosni një batanije në sipërfaqe të butë dhe vendosni fëmijën tuaj në të. Ju duhet të pozicionoheni pranë tij/saj të ulur në gjunjë.

Ju mund të filloni të luani me këmbë duke përdorur një nga këto rima:

Ky derrkuc i vogël shkoi në treg,
Ky derrkuc i vogël qëndroi në shtëpi,
Ky derrkuc i vogël kishte mish të pjekur,
Ky derrkuc i vogël nuk kishte asnjë.
Dhe ky derrkuc shkoi...
“Wee wee wee” rrugës për në shtëpi...

Nëse njihni këngë ose rima të tjera për të luajtur me fëmijën tuaj, këto lloje lojrash janë një mundësi e shkëlqyer për të luajtur dhe mësuar së bashku. Mos harroni se fëmija juaj është shumë delikat, kështu që lëvizjet duhet të jenë të buta, me pak gudulisje për të shmangur ndjesitë e pakëndshme.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet, fëmija juaj do të njohë dhe të ndjejë trupin e tij/saj, si dhe të ketë kënaqësi shqisore. Gjithashtu, kjo do ta ndihmojë me zhvillimin e gjuhës, kontrollin motorik, dhe ndërveprimin social. Fëmija juaj do të gëzojë ndjesinë e këmbëve të tij/saj duke zhvilluar aftësi komunikuese dhe duke kaluar kohë së bashku.