Këshilluesit gjenetik

Këshilluesit gjenetik ju ndihmojnë të mësoni dhe menaxhoni gjendjet gjenetike. Ju mund të vizitoni një këshillues gjenetik nëse ndonjë gjendje gjenetike shfaqet në familjen tuaj. Nëse keni ndonjë gjendje gjenetike në familje, këshillimi gjenetik mund të ndihmojë për të kuptuar se si gjendja mund të ndikojë në jetën tuaj dhe si mund të jeni në gjendje të parandaloni që anëtarët e tjerë të familjes të kenë këtë gjendje.
Body

Rreth këshilluesve gjenetik

Këshilluesit gjenetik janë profesionistë të shëndetit të kualifikuar në gjenetikë dhe këshillim gjenetik. Shpesh punojnë si pjesë e ekipeve me gjenetist klinikë.

Nëse keni ndonjë gjendje gjenetike në familje, këshilluesit gjenetikë mund t'ju ndihmojnë të mësoni lidhur me:

  • se si gjendja mund të ndryshojë me kalimin e kohës
  • si mund të ndikojë gjendja në jetën tënde
  • sa e mundshme është që pjesëtarët e tjerë të familjes ta kenë këtë gjendje
  • si mund ta parandalosh që pjesëtarët e tjerë të familjes të marrin këtë gjendje
  • se si mund të lidhesh me familje të tjera me gjendje të ngjashme gjenetike.

Këshilluesit gjenetik mund t'ju japin informacione, t'ju ndihmojnë të merrni vendime të informuara ose t'ju sugjerojnë ndryshime në mënyrën e jetesës për t'ju ndihmuar të menaxhoni gjendjen.

Këshilluesit gjenetik janë të trajnuar që të respektojnë dhe të mendojnë për rrethanat, besimet dhe vlerat tuaja familjare. Mund të të ndihmojnë të kuptoni informacione të ndërlikuara dhe të përballoni pasigurinë ose ankthin për të ardhmen. Gjithashtu, mund t'ju ndihmojnë të adaptoheni me të pasurit vetë një gjendje gjenetike ose me një gjendje gjenetike në familjen tuaj.

Pse mund ta vizitoni një këshillues gjenetik?

Puna më e rëndësishme e një këshilluesi gjenetik është të sigurohet që të keni të gjithë informacionin që ju nevojitet për gjendjet e mundshme gjenetike në familjen tuaj. Gjithashtu këshilluesi mund të aranzhojë teste gjenetike.

 Këshilluesin gjenetik mund ta vizitoni nëse:

  • duket që keni ndonjë gjendje në familje, dhe ekziston shqetësimi se ju ose fëmijët tuaj mund ta merrni atë;
  • ndonjë fëmijë në familje ka ndonjë problem që ndikon në rritje, zhvillim ose shëndet, si dhe ka shqetësime që problemi ka një shkaktar gjenetik;
  • ju dhe partneri/ja juaj jeni të afërm dhe po mendoni të keni fëmijë;
  • jeni shtatzënë dhe testet kanë gjetur një shans të shtuar të një gjendjeje gjenetike në fëmijën tuaj ose ultrazëri ka gjetur gjendje jo normale te foshnja tuaj.

Gjithmonë mjeku është një pikënisje e mirë nëse jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj. Mjeku mund t'ju ndihmojë të vendosni për të vizituar këshilluesin gjenetik dhe t'ju ndihmojë të gjeni zgjidhje që është e duhura për ju. 

Para se të vizitoni një këshillues gjenetik

Para se të vizitoni një këshillues gjenetik, është ide e mirë t'i dini gjërat në vijim:

  • Pse po shkoni: bisedoni me mjekun se përse duhet të vizitoni një këshillues gjenetik?
  • A ka ndonjë gjë që mund të bësh ndërkohë që je duke pritur për takimin/terminin?
  • Kosto: sa do të kushtojë takimi me këshilluesin gjenetik? 
  • Vendi: të dini se ku duhet të shkoni për të takuar këshilluesin gjenetik.