Koha e larjes në banjë duke luajtur

Materialet që ju nevojiten: Lodrat për banjë apo disa gota apo enë të plastikës.

Çka mund të bëjmë së bashku: Meqenëse çdo lojë është mundësi për zhvillim, shfrytëzojeni kohën e larjes për të inkurajuar të menduarit. Merrni disa gota të plastikës dhe eksploroni së bashku shkakun dhe efektin: kur gota është e mbushur me ujë – ajo zhytet nëse e shtyjmë me dorë – zhytet dhe lundron nëse derdhim ujin duke mbajtur gotën lartë, e kështu me radhë. Varësisht nga interesi i tij/saj (përcillni udhëheqjen e tij/saj), tregojini këto apo gjëra të ngjashme përderisa ai/ajo është duke qëndruar në vaskë. Gjersa bëni këtë, përshkruani atë se çfarë ndodhë (oh, shikoje gotën, po zhytet nën ujë. Ja ku është!”). Inkurajoni lloje të ndryshme të lëvizjeve dhe inkurajoni fëmijën tuaj të argëtohet duke i buzëqeshur apo duke e lavdëruar kurdo që e shihni duke eksperimentuar me diçka të re. Kjo do të inkurajoj edhe zhvillimin motorik të fëmijës tuaj. Koha e larjes i jep mundësinë fëmijës që të tregoj emocione të ndryshme – entuziazëm, kuriozitet, mbase edhe mërzi kur duhet të përfundoj banjën, pak frikë nëse uji duket i ftohtë dhe kështu me radhë. Vrojtojeni dhe kënaquni me rritjen e aftësisë së fëmijës tuaj që të shpreh të gjitha llojet e ndjenjave.

Çdo larje mund të jetë mundësi për këtë lloj aktiviteti, por në të njëjtën mënyrë mund të mbështesni edhe eksplorimin e fëmijës me materiale të tjera si rëra, zhavorri por mbase edhe me oriz të tharë apo ndonjë material tjetër. Duhet të jeni të kujdesshëm ndaj sigurisë; siç e dini, foshnjave ju pëlqen të vendosin gjërat në gojë.

Çfarë mëson fëmija juaj: Për fëmijën tuaj, bota është ende një vend i paeksploruar dhe me këtë aktivitetet ai/ajo mund të kuptoj se si gjërat janë të ndërlidhura dhe të zhvilloj të kuptuarit dhe logjikën. Me ndihmën tuaj, larja i jep atij/asaj më shumë mundësi që të kuptoj se si funksionojnë gjërat dhe në të njëjtën kohë të argëtohet shumë.