Koha e veçantë në cilësinë e babit: si ta arrini atë

Si baba, ju keni një ndikim të madh në zhvillimin e fëmijëve tuaj. Kontributi më domethënës që jepni është përmes ndërveprimeve tuaja të përditshme me fëmijët tuaj. Ja se si të veçoni pak kohë të posaçme si baba në rutinën tuaj.
Body

Krijoni dhe kaloni kohë me cilësi të lartë si baba me fëmijët tuaj

Ndërveprimet me cilësi të lartë me fëmijët tuaj ndodhin kur përkushtoheni pak më shumë sesa thjesht të kujdeseni për ta. Mirëpo mund të jetë e vështirë të gjeni kohën, kur keni orar të gjata pune, keni nevojë t’i kushtoni kohë vetes dhe të kaloni kohë me partnerin.

Këtu janë dhënë disa mënyra të thjeshta për ta bërë edhe më të veçantë “kohën si  baba”:

  • Flisni me fëmijët tuaj. Tregojuni atyre tregime dhe shaka. Dëgjimi i bisedave të të rriturve i ndihmon foshnjat dhe fëmijët e vegjël të mësojnë, edhe nëse ata nuk mund ta kuptojnë atë që po e thoni. Kjo qasje gjithashtu ju afron edhe emocionalisht.
  • Lexoni me fëmijët tuaj. Leximi me zë të lartë me fëmijët tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohën së bashku. Edhe më mirë, leximi dhe tregimi ndihmon në nxitjen e gjuhës, shkrim-leximit dhe zhvillimin e trurit.
  • Shpjegoni gjërat. Vini në dukje gjërat që ia vlenë të vërehen ose mbahen mend - për shembull, një gërmues në një vend ndërtimi, ose një zog në oborrin e shtëpisë. Shpjegoni se si funksionojnë, nëse fëmija juaj bën pyetje.
  • Pse është e rëndësishme të flisni. Momentet kur fëmijët tuaj e kanë vëmendjen tuaj ekskluzive janë vërtet të arta. Nëse e ndaloni atë që po bëni dhe i kushtoni vëmendje fëmijës tuaj, ju gjithashtu i jepni një nxitje të madhe zhvillimit dhe vetëvlerësimit të tij.
  • Bëhuni një model i mirë. Fëmija juaj mëson se si të bashkëveprojë me të tjerët përmes ndërveprimeve të saj me ju. Ndonjëherë secili prind duhet të thotë “jo” dhe “mos”, por edhe këto mund të jenë “momente edukimi”, nëse jeni të qartë për sjelljen që dëshironi ta arrini te fëmija. Lavdërojeni fëmijën tuaj kur bashkëpunoni dhe modeloni mirësjelljen. Kjo i jep asaj një shembull të fuqishëm për t’u ndjekur.
  • Krijoni mundësi edukative sfiduese. Nëse e shikoni me kujdes, do të kuptoni se si ta mbani lojën brenda aftësive të fëmijës suaj - jo shumë e vështirë, por edhe jo shumë e lehtë. Për shembull, ju mund të tregoni se ku mund ta vendos një pjesë të sajueseve, në vend që ta lini fëmijën të luftojë, ose thjesht ju ta bëni në vend të tij/saj.
  • Ofroni zgjedhje kur të keni mundësi. Për shembull, në vend që të thoni, “Vish bluzën”, mund të thoni, “A doni të vishni bluzën e kuqe apo atë të gjelbër?” Dhënia e një opsioni është alternativë e mirë për udhëzim. Ndihmon në ndërtimin e pavarësisë dhe e inkurajon përgjegjësinë, gjegjësisht ia jep fëmijës tuaj ndjenjën se ka kontroll në vendimmarrje.
  • Përdorni sensin tuaj të humorit kur lexoni ose shpjegoni gjëra. Ngacmoni me lojë. Humori dhe gjallëria mund ta ndihmojnë mirëqenien e fëmijëve derisa rriten.

Lajmi i mirë është se nuk keni nevojë për trajnim special për t’i realizuar këto ndërveprime. Ka shumë mundësi që ju tashmë jeni duke bërë shumë gjëra të mira. Jo çdo minutë me fëmijët tuaj do të jetë me cilësi të lartë, por kur e dini se si duken ndërveprimet e mrekullueshme, do t’ju ndihmojë të krijoni më shumë prej tyre.

Ngrohtësia dhe dashuria fizike nga baballarët shoqërohet me vetëbesim më të lartë dhe më pak probleme sociale dhe emocionale tek fëmijët e tyre.

Loja e ashpër dhe me rrëmujë

Loja e ashpër mund të jetë argëtuese për fëmijët dhe të rriturit, madje mund të jetë një specialitet i babait.

Duke ua dhënë fëmijëve mundësinë për të bërë disa ushtrime, loja e ashpër dhe me rrëzim i lejon ata t’i testojnë në mënyrë të sigurt aftësitë dhe kufijtë e tyre fizikë. Gjithashtu i ndihmon fëmijët të mësojnë se si të jenë të fortë, pa qenë agresivë. Kur ata po luajnë lojë të ashpër me baballarët e tyre, fëmijët mund të mësojnë se si t’i menaxhojnë emocionet si zemërimi dhe shqetësimi, si dhe dëshirën për të fituar. Kjo lloj loje gjithashtu e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë mësime të rëndësishme shoqërore, si ajo që është “e drejtë”.

Këtu janë dhënë disa këshilla për të përfituar sa më shumë nga loja e ashpër dhe me rrëmujë me fëmijën tuaj:

  • Organizoni kohën e lojës me mençuri. Fëmijët që luajnë me babanë mund të emocionohen aq shumë sa të kenë nevojë për një kohë të qetë para se të shkojnë në shtrat, të hanë një vakt ose të vishen. Ndani kohë për t’u qetësuar pas lojës së ashpër.
  • Vendosni disa rregulla themelore. Për shembull, kur dikush thotë se mjaft me aq, ose se është lënduar, është koha për të bërë një pushim.
  • Kur ndodh përplasja ose goditja e rastit, qetësojini gjërat, sigurohuni që fëmija juaj ta kuptojë se ishte një aksident dhe filloni lojën përsëri pasi të jenë tharë lotët.
  • Inkurajoni fëmijët tuaj që të vazhdojnë të përpiqen kur “humbasin”.
  • Dhe mbani mend - si lojtari më i fortë dhe më i madh, mund t'ju duhet të lejoni veten të mposhteni ose kapeni, në mënyrë që një lojtar tjetër të “fitojë” të paktën disa herë!