Krijimi i shoqërive

Materialet që ju nevojiten: Asnjë.


Çfarë mund të bëni së bashku: Foshnja juaj mund të qajë në mënyra të ndryshme dhe duke qarë ai/ajo mund të përpiqet të përcjellë mesazhe të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe, ju mund të vini re se foshnja fillon të shqetësohet kur shfaqen njerëz të rinj, të panjohur, gjë e cila nuk ka ndodhur më parë. Kjo është mjaft e pritshme. Ndihmojeni atë së pari duke prezantuar njerëz të rinj gjithmonë gradualisht dhe jo papritmas dhe, nëse është e mundur, në një mjedis tashmë të njohur. Gjithmonë jini me foshnjën tuaj kur një fytyrë e re i afrohet ose i drejtohet asaj, dhe nëse ankthi dhe e qara shtohen - qetësojeni. Flisni me foshnjën tuaj me zë të qetë, duke e mbajtur në krahë për ta siguruar që nuk do ta lini. Mund ta përkundni butësisht, ta përqafoni ose t'i këndoni. Shikoni nga afër për të parë se kur fëmija juaj është gati të krijoj përsëri shoqëri. Ju do ta dini këtë kur ai/ajo fillon të shikojë përreth dhe të eksploron gjëra dhe njerëz përreth tij/saj. Ngadalë provoni përsëri ta prezantoni atë me njerëz të rinj, duke ndjekur shenjat e saj të kënaqësisë dhe parehatisë.


Çdo foshnjë është e ndryshme; foshnja juaj mund të jetë mjaft e interesuar për njerëz të rinj, ose mund të jetë mjaft e ngadaltë për t'u shoqëruar edhe me të huajt miqësorë.  Ndiqni hapat e foshnjës tuaj dhe shijoni personin tuaj të vogël e unik!


Çfarë po mëson fëmija juaj: Foshnja juaj po mëson të reagojë ndaj situatave dhe njerëzve të rinj, pasi reagimet e saj/tij ndoshta do të ndryshojnë nga java në javë.  Nëse njerëz të rinj bëhen pjesë e botës së foshnjës suaj, me ndihmën tuaj foshnja juaj mësohet me ta gradualisht, në mënyrë që ajo ose ai të ndihet rehat.