Ku është Lodra?

Materialet që ju duhen: Tri kuti kartoni me kapak; një lodër e vogël.

Çfarë mund të bëni së bashku: Për të filluar këtë aktivitet, është e nevojshme që së pari të përgatisni materialin që do të përdoret. Vendoseni fëmijën tuaj ulur në një karrige ose në një sipërfaqe të sheshtë dhe të rehatshme.

Vendosni para tij/saj tre kuti kartoni pa kapak, dhe në njërën prej tyre vendosni një lodër. Pastaj mbyllni kutitë dhe e pyesni atë: ku është lodra?

Ju hapni kutitë një nga një, dhe kur të zbuloni kutinë me lodrën brenda thoni me habi: Ja ku është! Tani është radha e fëmijës tuaj, përsërisni procesin dhe lërini që ai/ajo të hapë kutitë. Herën e dytë që do luani lojën, mund të ndryshoni pyetjen dhe të thoni: Tani hap kutinë që ka lodrën.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet ndihmon shumë për të stimuluar mendimin logjik, vëmendjen dhe kujtesën e fëmijës suaj. Fëmija juaj gjithashtu fillon të shprehë pakënaqësi ose gëzim.